Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

FOTO/ Napoli ngatërron numrin e Insigne: gafa e klubit në ekranin gjigant të stadiumit bëhet virale

Lapsi.al 27 September 2021
FOTO/ Napoli ngatërron numrin e Insigne: gafa e klubit në ekranin

Insigne si Maradona. Të paktën për ekranin e madh të stadiumit të Napolit është kështu. Dje, para ndeshjes së fituar kundër Cagliarit, fotografia e Lorenzo Insigne e veshur me fanellën me numrin 10 u shfaq pikërisht në stadiumin napoletan. E vërteta është se fanella u tërhoq nga klubi pas vdekjes së Pibe de Oro vitin e kaluar. Një gafë e vogël, që bëri zhurmë të madhe e shkaktoi në fakt buzëqeshje, duke pasur parasysh se në fanellën e kaltër të Lorenzos, është stampuar numri 24.

Insigne i bëri menjëherë gjërat të qarta: "Unë kam numrin 24, numri 10 nuk mund të preket. I përket një legjende që e ka sjellë Napolin në krye të botës dhe na ka bërë të gjithëve ne napoletanëve të ëndërrojmë. I përket idhullit tonë".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI