Flash

Video/ Sherr mes Telushit e Berishës për një penallti: Egnatia e Skënderbeu e zgjidhin në dy minuta barazimin

Lapsi.al 27 September 2021
Video/ Sherr mes Telushit e Berishës për një penallti: Egnatia e

Ishte një ndeshje mes dy të barabartëve, por kush priste që diferencat të bëheshin në javën e tretë të kampionatit, në ndeshjen direkte, duhet të ketë mbetur i zhgënjyer. Vetëm 1-1 mes Egnatias e Skënderbeut në Rrogozhinë, një ndeshje e vendosur në dy minuta, mes të 16-ës e 18-ës e që pa pa Telushin e Berishës të konfliktohen ashpër për një penallti të pretenduar.

Nuk pati fitues në Rrogozhinë mes Egnatias dhe Skënderbeut që kishin marrë vetëm një pikë në dy ndeshjet e para e që tani duhet të ndajnë sërisht renditjen me njëri-tjetrin, me vetëm një pikë më shumë. Ishte një ndeshje e fortë e luftuar nga të dyja skuadrat, që nisi vrullshëm me dy gola të shpejtë, por më pas topiti skuadrat që ndjenë rrezikun e humbjes dhe u stepën. Rrogozhinasit kaluan të parët në avantazh me një gol spektakolar të Kabral, por korcarët u përgjigjën 2 minuta më vonë me Elvi Berishën.

Pjesa e dytë u luajt mes rasteve të shumta, por vetëm kaq, të dyja skuadrat ndajnë një pikë mes tensioni ku nuk munguan dhe përplasje fizike. Një pretendim për penallti, fillimisht e Telushit në zonën korcare, në një kontakt me Berishën e, më pas, e Berishës në zonën rrogozhinasë për pengim të mesfushorit vlonjat, bënë që dy lojtarët të kapërcejnë pjesën e fjalëve e të kacafyten duke siguruar nga një të verdhë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI