Flash

Partitë e reja kundërshtojnë duopolin PS-PD mbi reformën zgjedhore

Përfaqësuesit e partive të vogla denoncojnë dominimin e reformës zgjedhore nga interesat e dy partive të mëdha, ndërsa kërkojnë ndryshimin e sistemit zgjedhor dhe forcimin e rregullave të lojës për të garantuar barazinë e votës dhe zgjedhje të ndershme pas tre dekadash tranzicion.

20:28 Blerina Gjoka

Pochettino i mbyll 'gojën' Donnarummas: "Portierët e mëdhenj i përshtaten kërkesave të stafit"

Lapsi.al 27 September 2021
Pochettino i mbyll 'gojën' Donnarummas: "Portierët e

Vigjilja e ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Manchester City ishte, për Mauricio Pochettinon, mundësia për t'u rikthyer të flasë për rolin e Gigio Donnarummas në ekip, deri tani vetëm dy herë në fushë me fanellën e PSG: "Nëse Donnarumma luan? Nuk e konfirmoj ekipin - tha ai në konferencën për shtyp -. Ne kemi portierë të shkëlqyeshëm dhe të gjithë portierët e mëdhenj i përshtaten kërkesave të stafit teknik. Ne jemi të kënaqur me atë që ata po bëjnë deri më tani ". Donnarumma ka zbritur në fushë në ndeshjet e kampionatit kundër Clermont dhe Lyon, por në të gjitha rastet e tjera nga tekniku argjentinas është preferuar Keylor Navas.

Pochettino gjithashtu ka folur edhe për Lionel Messin, i disponueshëm përsëri pasi humbi dy ndeshjet e tij të fundit në Ligue 1 për shkak të një kontuzioni: "Unë nuk konfirmoj asgjë deri në ditën e ndeshjes, por ai do të jetë në dispozicion dhe në grup. I komplikuar përshtatja e tij? Ai kaloi njëzet vjet në Barcelonë. Lërini lojtarët të përshtaten me mjedisin e tyre të ri, të ndihen si në shtëpi ". Në fund, argjentinasi ka shmangur edhe rolin e favoritit për ndeshjen me Guardiolën: "Ne jemi një ekip në ndërtim. Ne do të luajmë kundër City, të udhëhequr nga trajneri më i mirë në botë, i cili si ne ëndërron të fitojë Ligën e Kampionëve. Ndoshta City është para nesh, por është akoma një ndeshje futbolli dhe gjithçka mund të ndodhë ".

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI