Flash

"Detyra ime është t'i nxjerr para portës": trajneri i Skënderbeut shfryn ndaj skuadrës pas barazimit

Lapsi.al 27 September 2021
"Detyra ime është t'i nxjerr para portës":

“Erdhëm për të fituar! Vuajtëm në 15 minutat e para edhe për shkak të erës që Egnatia kishte në favor. Ajo ç’ka më kënaq sot nga skuadra është shpejtësia që kishim me topin. Përveç rastit të fundit, në gjithë pjesën të ndeshjes kemi qenë superiorë". Migen Memelli nuk e fsheh zhgënjimin për një pikë të vetme të marrë kundër Egnatias, pavarësisht se në fushën e rrogozhinasve.

Tekniku i Skënderbeut ankohet për rastet e shumta të shpenzuara para portës nga të tijtë, duke kaluar përgjegjësitë te lojtarët: "Detyra jonë si trajnerë është që ta nxjerrim skuadrën përpara portës. Reagimi është determimant. Patëm shumë raste, por nganjëherë në futboll duhet të kesh edhe fat. Rastet i patëm goxha të mira. Nuk erdhëm si inferiorë, por si skuadër që kërkon të dominojë".

Në fund, tekniku ka shpenzuar fjalë të mira për Zguron, pavarësisht se lojtari nuk e ka justifikuar me prezencën e tij në fushë: "Zguro vjen nga një dëmtim shumë i rëndë. Nuk është stërvitur gjatë gjithë fazës me skuadrën. Po mundohemi ti japim minuta që ai të përshtatet. Është një lojtar i jashtëzakonshëm për skuadrën tonë. Nuk i kemi kërkuar që të marrë më shumë përsipër në fazën sulmues, por të jetë i kujdesshëm në fazën mbrojtëse. Do të shikoni një lojtar tjetër, kur të ketë kondicionin e duhur fizik”, përfundoi Memelli.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI