Flash

Dean Berta Viñales, letra e dhimbshme e të fejuarës: "Pusho në paqe zemër, ti di gjithçka"

Lapsi.al 27 September 2021
Dean Berta Viñales, letra e dhimbshme e të fejuarës:

Fundjava tragjike e GP të Spanjës në Superbike, në pistën e Jerez, shënoi një tjetër humbje në Motorsport, me ndarjen nga jeta të Dean Berta Vinales gjatë garës së Supersport 300. Spanjolli 15-vjeçar ishte kushëriri i Maverick Viñales dhe vdekja e tij ka dëshpëruar të apasionuarit pas motorëve dhe mbi të gjitha familjen dhe të dashurit e tij.

Mes atyre që e qajnë djaloshin është edhe një vajzë, Rebecca Ortolà, e cila ishte e dashura e tij. Vajza e re ia besoi dhimbjen e saj mediave sociale, duke shkruar në Instagram një letër prekëse kushtuar Dean, me të cilin ndau ëndrrat e zakonshme të të gjithë adoleshentëve të dashuruar.

LETRA— «Përse? Përse jeta është e tillë dhe i merr njerëzit që do më shumë në këtë botë? Unë nuk kam forcën apo fjalët për të shprehur dhimbjen time tani. Nga dita që të takova, filluam të flisnim çdo ditë derisa u largove ... - shkruan vajza -. Që nga dita e parë e dija që ishe ti, pavarësisht ulje-ngritjeve tona në marrëdhënie, isha e sigurt që ne do të ishim GJITHMONË bashkë, pavarësisht gjithckaje, do të ishim gjithmonë ti dhe unë. Do të më mungojnë mesazhet e tua çdo mëngjes: 'Mirëmëngjes pichucha ime, si ishte dita jote'. Ose mesazhet tuaja romantike që më thoshin: 'jeta ime pa ty nuk ka kuptim, faleminderit që je me mua pavarësisht gjithçkaje, të dua', ose ato mesazhe si: 'ti je e dashura më e mirë në botë, nuk e di si munde të më vësh re, nuk të meritoj ... 'PO, të meritoj, i ke merituar të gjitha të mirat në këtë jetë. Familja dhe miqtë e tu do të jenë gjithmonë me ty. Kush do të më dërgojë një mesazh mirëmëngjesi kur të zgjohem ... Ti më la një boshllëk kaq të thellë ... Të premtoj se do të shihemi së shpejti, pichucha jote. Siç thashë: 'gjithmonë bashkë, jeta ime'. Të dua me gjithë qenien time. Pusho në paqe zemër, ti di gjithçka".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI