Flash

Ndryshimet/ Kush ngjitet dhe kush bie në PD (emrat dhe funksionet)

Lapsi.al 30 August 2021
Ndryshimet/ Kush ngjitet dhe kush bie në PD (emrat dhe funksionet)

Me sa duket e pa aftë të bëjë ndryshime në përmbajjtje partia më e madhe e opozitës po revolucionarizohet në formë. Ajo do të jetë ndryshime të mëdha në strukturat e saj drejtuese. I larguar i madh duket se do të jetë kritiku i Lulzim Bashës, ish presidenti Nishani i cili do të humbasë postin e kreut të Këshillit Kombëtar. Bujar Nishani nuk figuron në asnjë prej listave të propozuara për votim nga Basha. Ai do të mbetet vetëm si anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, për shkak të postit që ka mbajtur si ish-President. Vendi i Nishanit në Këshillin Kombëtar zëvendësohet nga Edi Paloka.

Ky i fundit ka humbur vendin e nënkryetarit së bashku me Edmond Spahon. Ndonëse, ndryshe nga Nishani, ata nuk kanë kundërshtuar asnjë vendim të Bashës ai po i zëvendëson me të ashtuquajturat fytyra të reja.  

Këshilli i ri Kombëtar do të miratojë emërimet e nënkryetarëve dhe  sekretarëve të PD-së për 4 vitet e ardhshme. Ata do të jenë: Alfred Rushaj që do të mbajë edhe vendin e shefit të grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj, që do të propozohet edhe për nënkryetar kuvendi  dhe Jorida Tabaku me Grida Dumën, sipas parimit të ri të kopjuar nga rilindja për ti dhënë rrol më të madh drejtues grave. 30% e anëtarëve që do të zgjidhen për në kryesinë e re duhet të jenë patjetër gra.

Skuadra drejtuese e PD-së propozuar nga Basha

Alfred Rushaj – Kryetar i Grupit Parlamentar

Enkelejd Alibeaj – Nënkryetar i Kuvendit

Jorida Tabaku – Nënkryetar përgjegjës për marrëdhëniet me jashtë

Grida Duma – Nënkryetar përgjegjës për marrëdhëniet me shoqërinë civile

SEKRETAR I PËRGJITHSHËM

Gazment Bardhi

KRYETAR I KËSHILLIT KOMBËTAR TË PARTISË DEMOKRATIKE

Edi Paloka

KRYETAR I KOMISIONIT TË APELIMIT, INTEGRITETIT DHE ETIKËS

Flutura Açka

KRYETAR I KOMISIONIT ZGJEDHOR

Jemin Gjana

SEKRETARIATI EKZEKUTIV I PARTISË:

1. SEKRETAR ORGANIZATIV — Ervin Minarolli

2. SEKRETAR BURIMEVE NJERËZORE— Arta Sakja

3. SEKRETAR PËR EMIGRACIONIN DHE DIASPORËN —Belind Këlliçi

4. SEKRETAR PËR PRONARËT DHE CESHTJEN E PRONAVE- Ledina Mandia

5. SEKRETAR PËR KLIMËN E BIZNESIT – Flamur Hoxha

6. SEKRETARE PËR TË PËRNDJEKURIT POLITIK- Jonila Godole

7. SEKRETAR PËR ÇËSHTJET LIGJORE DHE ZGJEDHORE- Ivi Kaso

8. SEKRETAR PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN – Greta Bardeli

9. SEKRETAR I KOORDINIMIT ELEKTORAL – Taulant Zeneli

10. SEKRETAR PËR ORGANIZATAT PARTNERE – Orjela Nebiaj

11. SEKRETAR PËR ORGANIZIMIN DIXHITAL – Endri Hasa

 

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI