Flash

Ku janë zjarret më aktive sot në vend

Në vendin tonë situate me zjarret vijon të jetë problematike, teksa në shumë zona po luftohet për shuarjen e vatrave të zjarrit, disa prej të cilave janë riaktivizuar sërish. Këhstu...

11:17

Terror në Lushnjë/ Breshëri Kallashnikovi të afërmve të kreut të Hakmarrjes për Drejtësi

Lapsi.al 23 August 2021
Terror në Lushnjë/ Breshëri Kallashnikovi të afërmve

Njolla gjaku në rrugë, gëzhoja Kallashnikovi, xhama të thyer dhe qytetarë të terrorizuar në qendrën e Lushnjës këtë mbrëmje, pas një atentati mafioz në orët e vona të së hënës.

Viktima është Bledar Muça, administrator prej 5 vitesh i lokalit ku ishte ulur bashkë me kunatin, Judmir Velon. Tavolinat e vendosura në trotuarin jashtë lokalit, në cep të rrugës. Për vrasësit nuk ka qenë e vështirë t'i dallonin. Nga mjeti ku udhëtonin autorët e krimit ka dalë një armë automatike. Breshëritë e plumbave lënë të vdekur Bledar Muçën. Plagoset Judmir Velo.

Në rrugë, rreth orës 10 të mbrëmjes ka edhe klientë të tjerë. Edhe kalimtarë. Plumbat plagosin Majlinda Gjylajn, një grua 66 vjeçe, Sara Çiçin, Sara Caulin dhe një person të quajtur Ervis Tafa. Këta janë të gjithë në spital.

Të tronditur pasi morën vesh lajmin nga televizionet familjarët mbërritën me shpejtësi në vendin e ngjarjes në lot dhe britma. Morivet e krimit nuk janë sqaruar ende, por Lushnja është një qytet ku vazhdojnë prej dekadash hakmarrjet e vjetra që nga 1997.

Lexo edhe: Pyetje për Greg Ramën: Kush t’i dhuroi syzet Maybach, Shullazi apo Hakmarrja për Drejtësi?

Lexo edhe: Gjykata i jep pafajësinë të gjithë anëtarëve të Hakmarrjes për Drejtësi

Lexo edhe: Braçe “mbron” anëtarët “Hakmarrja për Drejtësi”

Lexo edhe: Pafajësia nga Gjykata, zbardhet letra e Orik Shytit të “Hakmarrjes për Drejtësi”

Viktima, Bledar Muça ishte i martuar me mbesën e Land Shytit, një nga drejtuesit e Hakmarrjes për Drejtësi, banda me ndikim në territorin e Lushnjës. Personi tjetër që mbeti i plagosur, Judmir Velo ishte kunati i tij. Mbetet për t'u parë nëse prokuroria do të arrijë të zbardhë ngjarjen. Vrasësit janë larguar, duke përfituar nga errësira, ndërsa një mjet u gjet i djegur në fshatin Thanasaj të Lushnjës.

Bar Pedonale, çfarë denoncoi disa vite më parë Berisha

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një dëshmi të fortë në lidhje me kontrollin e plotë të Lushnjes nga Hakmrrja për Drejtësi pak kohë më parë, ku përmendej edhe Bar Pedonale. Sipas Berishës, ky lokal ishte nën zotërimin e njerëzve pranë Hakmarrjes për Drejtësi.

"Ky ambjenti eshte biznesi i tyre “bar kafe pasticeri ” PEDONALE. Ketu tregohet qe eshte zen trutuari ne nje kohe kur ata hallexhinjt qe tregtonin fara dhe cigare te hapura per te mbajtur shpirtin gjall , duke i terhequr policia zvarr . Mos u cudisnin sepse te gjitha ngjarjet e bujshme dhe vrasjet qe kan ndodhur ne qytet gjat ketyre koheve jan pa autor . Sepse ata qe duhet ti zbulonin, dhe e kan per detyr sepse paguhen nga taksat tona kan zgjedhur ti sherbejn krimit" thuhej në denoncimin e publikuar nga Berisha./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI