Flash

Ku janë zjarret më aktive sot në vend

Në vendin tonë situate me zjarret vijon të jetë problematike, teksa në shumë zona po luftohet për shuarjen e vatrave të zjarrit, disa prej të cilave janë riaktivizuar sërish. Këhstu...

11:17

Zbulohet kush qëndronte pas koncertit të Bregoviçit/ Vulën ia vë policia politike

Lapsi.al 23 August 2021
Zbulohet kush qëndronte pas koncertit të Bregoviçit/ Vulën
Për të kuptuar se kush qëndronte pas organizimit të koncertit të Goran Bregoviçit në Korçë, është fare e lehtë, boll të shikosh reagimet pas përfundimit të tij. E para duket në njoftimin e policisë, pas aktit të hedhjes së gazit lotësjellës nga një 21 vjeçar. E dyta, diktohet në qëndrimin e të gjitha mediave pro qeveritare, që këtë herë, po mbrojnë këngëtarin serbo- boshnjak njësoj si bosin e tyre, Edi Rama. Lexo me tej: Gaz lotsjellës, incidente dhe përplasje me policinë në koncertin e Bregoviç Duke hequr nga kjo pasqyrë disa media të një prodhuesi birre, që i shndërruan prej ditësh lajmet e tyre në reklama për shitjen e alkoolit, gazetat dhe TV pro qeveritare e kthyen në fushatë mbrojtjen e koncertit të Bregoviç. Kështu, ndonëse shumë dëshmitarë pohuan se pjesmarrja nuk qe ajo që pritej, kjo jo vetëm për arsye politike por edhe për shkak të çmimit të biletës 10 mijë lekë, apo të frikës se mos kishte trazira, në mediat pranë qeverisë gjithçka përshkruhet me nota triumfale. "Tymnaja nëpër portale nuk e ndali dot koncertin në Korçë", shkruajti Shqiptarja.com.   Java News zgjodhi si titull të madh të saj, shoqëruar edhe me foton e Albin Kurtit, sulmin kundër Vetvendosjes, ndonëse kjo e fundit u distancua nga akti i hedhjes së gazit lotësjellës. Pavarësisht nga distancimi, edhe gazeta Tema godet idhtarët e Albin Kurtit dhe mundohet të vërë theksin mbi faktin se gazi lotësjellës nuk e ndërpreu këngën në serbisht, madje përpiqet të nënvizojë edhe pjesmarrjen e lartë në koncert. Pra shihet qartë se në mediat pro qeveritare, që zakonisht dihet nga e marrin porosinë, ka një lloj ekzaltimi, që koncerti u mbajt dhe nuk arritën ta pengonin, që populli e brohoriti Bregoviçin, madje ka edhe një tendencë të panevojshme manipulimi, njësoj si në mitingjet e fushatës të Rilindjes, për të thënë se pjesëmarrja qe e lartë. Ndonëse deri këtu bëhet fjalë për "fake news", situata duket e pranueshme për të gjithë ata që janë mësuar me regjimin e propagandës. Por faktin se qeveria ka qenë e involvuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në suksesin e koncertit të Bregoviçit, e vërteton fakti se këtë herë në ndihmë të policisë së mendimit u vu edhe policia e shtetit.

Andi Bushati: mbrojtësit e mini Shengenit në krah te Bregoviçit

Po të shohësh njoftimin e saj për incidentin e hedhjes së gazit lotësjellës, aty duket se policia nuk mjaftohet vetëm me nxirjen e imazhit të 21 vjeçarit, të cilin e paraqet si kultivues dhe shpërndarës lëndësh narkotike, por kujdeset të theksojë se akti i tij nuk i pushoi dot tingujt e muzikës serbe. Shikoni fjalë për fjalë se sa qesharak është ky paragraf i pazakontë i njoftimit të policisë: "Gjatë Festës së Birrës, 21-vjeçari Redon Leka, ka hedhur kapsolla lakrimogjene, me qëllim cënimin e rendit dhe sigurisë publike në aktivitet, por menjëherë u kap nga shërbimet e policisë duke bërë që ky veprim të mos cënonte mbarëvajtjen e aktivitetit i cili u mbyll sipas programit. Gjithashtu nuk influencoi as në pjesëmarrjen e publikut". Pra duket qartë se udhëzimi si për kamikazët me uniformë edhe për ata pa to ka qenë i njëjtë: "Duhet thënë që Bregoviç zhvilloi një koncert të suksesshëm dhe me pjesmarrje të lartë". Ndoshta pas kësaj është më e lehtë të kuptohet se kush qëndronte pas këtij aktiviteti. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

37°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI