Flash

Ku janë zjarret më aktive sot në vend

Në vendin tonë situate me zjarret vijon të jetë problematike, teksa në shumë zona po luftohet për shuarjen e vatrave të zjarrit, disa prej të cilave janë riaktivizuar sërish. Këhstu...

11:17

Mbërritja e 121 afganëve/ Mashtrimi i operacionit propagandistik të Ramës

Lapsi.al 27 August 2021
Mbërritja e 121 afganëve/ Mashtrimi i operacionit propagandistik
Kushdo që ka hapur Facebook e Ramës ka parë një video dhe një mesazh patetik për mbërritjen e afganëve në Rinas: "Me këtë episod live mikpritjeje shqiptare, që na kujton kush ishim dikur e na bën nder si vend e si popull, që krenohemi me traditën jo veç me fjalë, ju uroj një ditë të mbarë...." shkruajti kryeministri. Në fakt, në këtë operacion që më shumë sesa humanitar duket se është propagandistik dhe politik, kryeministri ka qenë i pari që nga media e tij sociale e ka transmetuar ngjarjen. Dhe kjo, jo për faktin se pronari i ERTV ka kameramanët më të zot dhe reporterët më të shkathët. As prej konfliktit të interesit që e favorizon me infot që ka si kryeministër. Lexo me tej:

Kujdesi për afganët e Sorosit/ Pritja pompoze dhe strehimi në kompleksin e luksit në bregdet

Por thjesht se mania për të qenë, edhe protagonisti i parë edhe raportuesi kryesor i këtij protagonizmi e ka shtyrë shefin e qeverisë të thërrasë në ndihmë dhunën policore. Ndërsa gazetarët dhe reporterët shkuan mëngjesin e së premtes në Rinas për të fiksuar ardhjen e 121 fëmijëve, grave e burrave të parë nga Afganistani, uniformat blu nuk i lanë ata të pasqyronin ngjarjen. Versioni që iu servir ishte: Nuk lejohet fiksimi i tyre për shkak sigurie. "Media nuk do te lejohet qe te futet brenda, pasi nuk duam te bejme publike fytyrat e afganeve. Na kercenuan madje, qe nese arrijme te marrin ndonje pamje dhe e publikojme, do te kishim probleme", shkruan gazetari Isa Myzyraj i ndodhur në vendngjarje.

Edhe terroristë mes afganëve ? / Alarmi që vjen nga shtypi francez

Ai dhe kolegët e tij pritën që nga mesnata deri në orët e para të mëngjesit më kot. "Na lane duke pritur nga ora 23:00 deri ne oren 05:00, jashte gardhit te aeroportit, ndersa ne perpiqeshim te kapnim te pakten ndonje zhurme te avionit qe ulej" tregon ai. Por më kot, argumenti "arsye sigurie" ishte i panegociueshëm. Por në fakt, ai ishte një mashtrim, i prodhuar me urdhër politik. Sepse qëllimi ishte tjetër. Ishte të tregonte se Edi Rama ishte edhe kryegazetari, edhe transmetuesi i scoop-eve në Shqipëri.

Andi Bushati:Rama si bamirësi që të vjen te dera me më shumë kamera sesa pako

"Ne fund, nga facebooku i kryeministrit u shfaq nje "live" e turpshme, edhe me fytyrat e afganeve, teksa zbrisnin ne token shqiptare. U shfaqen pamje te kuruara, e te perzgjedhura me kujdes nga zyrat propagandistike qeveritare, dhe iu servir medias si material i gatshem per transmetim" rrëfen Myzyraj duke dëshmuar se puna e sigurisë ishte vetëm një mashtrim. Pra ngjarja e ardhjes së afganëve të parë u transmetua vetëm nga Rama, me regjinë e tij, dhe me imazhet që donte të tregonte një pushtet që dëshmoi edhe me këtë ngjarje, që përtej pallavrave me "besë" dhe "mikpritje" po e shfrytëzon këtë moment si operacion marketingu politik. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI