Flash

Ku janë zjarret më aktive sot në vend

Në vendin tonë situate me zjarret vijon të jetë problematike, teksa në shumë zona po luftohet për shuarjen e vatrave të zjarrit, disa prej të cilave janë riaktivizuar sërish. Këhstu...

11:17

5 jetë të humbura, si ndodhi aksidenti tragjik në rrugën Gjirokastër-Sarandë (VIDEO)

Lapsi.al 26 August 2021
5 jetë të humbura, si ndodhi aksidenti tragjik në rrugën

Për Bardhi Prodën, shoferin e linjës Tiranë-Sarandë, ky ishte udhëtimi i fundit me furgonin që punonte prej vitesh. Bashkë me 4 pasagjerë ai humbi jetën tragjikishit në një aksident që ndodhi në rrugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, pranë Qafës së Muzinës. Pas përplasjes me një makinë tip “Land Rover”, që drejtohej nga 22-vjeçarja Rexhina Çelhaga, furgoni me pasagjerët ka përfunduar rreth 20 metra në greminë. Bashkë me shoferin Proda humbën jetën edhe shtetasit Fiqiri dhe Dritë Korçari. Të paidentifikuar në morgun e Gjirokastrës janë dy shtetas të huaj që udhëtonin gjithashtu me furgon. Mendohet se janë turistë nga Ukraina.

Shkaqet e aksidentit

Sipas informacionit nga policia, makina është përplasur me furgonin që drejtohej nga shoferi Bardhi Proda. Pas goditjes fatale, furgoni ka dalë nga rruga duke përfunduar rreth 20 metra në greminë. Ende nuk dihet nëse ka pasur një manovrim të gabuar apo jo nga vajza me inicialet Rexhina Çelhagaj, e cila udhëtonte nga Saranda drejt Tiranës, bashkë me dy shtetase të tjera. Kjo pritet të zbardhet nga hetimi, por përplasja me makinës së saj me furgonin ka qenë fatale. Nga të dhënat paraprake mësohet se vajza e re në timon i ka zënë rrugën furgonit. Bashkë me 22-vjeçaren në makinën “Land Rover” udhëtonin edhe dy shtetase të tjera italiane, që kanë marrë lëndime të lehta.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/08/WhatsApp-Video-2021-08-26-at-7.25.42-PM-1.mp4"][/video]

Të plagosurit

Jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Gjirokastrës janë shtetasit: Greta Kapidani, e datëlindjes 1996 nga Fieri, e cila ishte pasagjere në furgon. Po kështu janë në spital edhe tre vajzat që udhëtonin me fuoristradën tip “Land Rover”, e cila përplasi furgonin. Bëhet fjalë për shtetasen Rexhina Çelhaga, 22 vjeç, si dhe dy shtetaset italiane të identifikuara si Ana Cascalvilla, e datëlindjes 1998 dhe Xhulia Parini e datëlindjes 1999. Aktualisht në spitalin e Gjirokastrës kanë mbërritur edhe përkthyes të autorizuar për të marrë deklarimet e vajzave italiane bashkë me grupin hetimor.

Njoftimi i Policisë së Shtetit

Njoftohemi se rreth orës 15:30, në rugën nacionale Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur Muzinë, mjeti tip “Land Rover” me drejtuese shtetasen R. Ç. është përplasur me mjetin tip furgon me drejtues shtetasin B. P. Si pasojë e përplasjes mjeti tip furgon ka dal nga rruga dhe ka përfunduar disa metra poshtë rrugës. Për pasojë kanë humbur jetën 5 shtetas, të cilët ndodheshin në mjetin tip furgon. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/08/WhatsApp-Video-2021-08-26-at-4.42.39-PM.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/08/WhatsApp-Video-2021-08-26-at-5.09.23-PM.mp4"][/video]

 

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI