Flash

Ku janë zjarret më aktive sot në vend

Në vendin tonë situate me zjarret vijon të jetë problematike, teksa në shumë zona po luftohet për shuarjen e vatrave të zjarrit, disa prej të cilave janë riaktivizuar sërish. Këhstu...

11:17

Edhe terroristë mes afganëve ? / Alarmi që vjen nga shtypi francez

Lapsi.al 25 August 2021
Edhe terroristë mes afganëve ? / Alarmi që vjen nga shtypi
Ndërsa shtetet serioze që kanë vendosur të mirëpresin në truallin e tyre refugjatë afganë po ngrejnë përditë e më shumë pikëpyetje lidhur me rrezikun e kërcënimit terrorrist, Tirana zyrtare është futur në një qorsokak moralisto-patetik për ti treguar vendeve të tjera të perëndimit detyrat e tyre humanitare. Lexo me tej:

Falenderimet nga SHBA/ Rama bëhet më afgan se afganët në mediat e huaja

Në fakt, problemi është më serioz se sa duket dhe rreziku i infiltrimit të terrorristëve islamikë nuk është një risk që duhet nënvleftësuar. Rënia e shpejtë e Kabulit, e pa parashikuar edhe nga shërbimet sekrete, nuk i dha mundësi ameriknëve dhe europianëve të hatronin listat e sigurta të afganëve që duhet të evakuonin kur të largoheshin. Po ti shtohet kësaj edhe kaosi dhe amullia e ikjeve pa filtra nga aeroporti i afganëve që u dyndën drejt tij, rreziku që mes tyre të jenë infiltruar shumë elementë terroristë mbetet i lartë. Në ditët e fundit, në shtypin francez po raportohen raste të ngjashme. Gazeta e përditshme "Le Parisien" i kushtoi një artikull historisë së një afgani, që ishte "shpëtuar" nga trupat franceze, pasi i kishte hapur atyre me armë rrugën drejt aeroportit. Por kur avioni me francezë dhe afganë zbriti në Doha, u morr vesh se ai kishte shërbyer më parë si ushtar në shërbim të talebanëve.   "I riu 26-vjeçar, me inicialet N.S. në ditën e evakuimit të ambasadës franceze në Kabul, i erdhi në ndihmë shërbimeve franceze të sigurisë që të transportojnë afro 200 persona në aeroport. Falë këtij kontributi dhe ekspozimit ndaj hakmarrjes së mundshme nga talebanët, atij iu mundësua një vend në aeroplanin e nisjes në Kabul. Rasti  bëri që ai mos i nënshtrohet verifikimit nga shërbimet inteligjente" shkruhej në "Le Parisien",  të kësaj të marte, ku informohej se ai po mbahej tani i izolurar në Paris bashkë me katët të afërm të tij të dyshuar po ashtu për lidhje me talebanët. Raste të tilla kanë bërë që të ngrihen pikpyetje për sigurinë e personave që do të evakuohen. Kjo është edhe arsyeja reale që SHBA këmbëngul ti sjellë ata fillimisht në vende si Shqipëria, Kosova, apo Maqedonia dhe vetëm pasi të bëjë këtu vettingun e tyre, të tërheqë një pjesë që dalin të pastër. Kështu, për arsye se shërbimet tona inteligjente nuk kanë njohuritë dhe profesionalizmin e  atyre amerikane apo europiane, shtuar kësaj edhe faktin që ata që nuk i kalojnë filtrat do të qëndrojnë këtu, risku që elementë me prirje terrorriste të mbeten në Shqipëri është i madh.

Kaos, kundërthënie dhe gënjeshtra rreth refugjatëve afganë

E në vend që të vërë këtë alarm qeveria shqiptare po merret me propagandë. Tirana zyrtare nuk di ende numrin e saktë të atyre që do ti sjellin e jo më të ketë të dhëna për sigurinë e tyre. Ndërkohë që sa më shumë kohë kalon ky risk shtohet dita ditës, qeveritarët flasin për marrjen e mësuessve, përkthyesve, intelektualëve dhe grave të organizatave jo qeveritare. Madje siç ndodh gjithmonë, kur fjalën e merr Veliaj, i cili ka aftësinë për ta shndërruar në grotesk çdo mashtrim, ai flet se në Shqipëri do të mbeten më të mirët dhe më të zotët. Shpresojmë që mos e ketë fjalën për ajkën e terrorrizmit.  ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI