Flash

SPAK godet majtas/ Rama paralajmëroi Tushen dhe të tjerët në Kongresin e PS

Lapsi.al 6 July 2021
SPAK godet majtas/ Rama paralajmëroi Tushen dhe të tjerët në
Kalimi i stafetës mes lotësh tek vajza e të ndjerit Bashkim Fino dhe përcjellja me përqafime e Gramoz Ruçit drejt jetës së re prej pensionisti politik, krijoi një atmosferë të ndjerë në Kongresin e fundit të Partisë Socialiste, ndaj mesazhi i Edi Ramës për ata që do të goditeshin nga drejtësia e re dhe nuk do të mbroheshin nga partia, pati nuancat e një arrogance të pavend, e papërshtatshme me solidaritetin që mori krahë në stadiumin Air Albania, mes atyre që parapëlqejnë të përkëdhelin njëri-tjetrin me emërtimin “familja e madhe socialiste”. Por Rama foli troç në Kongresin e 12 Qershorit. Sot që Fatos Tushe është prapa hekurave, mesazhi tingëllon si paralajmërim i pastër. "Flamuri i PS nuk mund dhe nuk do të bëhet dot mbulesë për asnjë ministër, për asnjë deputet, për asnjë drejtor, për asnjë shef, nëse drejtësia e re do të kërkojë hesap prej tij apo prej saj. E kam thënë dhe më parë sepse e kemi parë që na është dashur të ndeshemi me këtë sfidë dhe e përsëris dhe sot, partia nuk mban përgjegjësi për askënd që shkel në dërrasën e kalbur të paligjshmërisë por mban përgjegjësi për sesi reagon ndaj kujt shpallet nga drejtësia si i kërkuar për shkelje. Reagimi ynë do të jetë edhe më i qartë dhe më i prerë: "Ik sqarohu para drejtësisë me avokatin tënd sepse PS nuk është zyrë avokatie e asnjërit nga ne" tha Rama. Kur i tha këto fjalë, përballë, ulur në shkallët e stadiumit ishin deputetë, ministra, kryebashkiakë, drejtorë të të gjitha llojeve dhe mes tyre, Fatos Tushe. Vështirë që këto fjalë t’ia vrisnin veshin kryebashkiakut. Me gjasë, edhe ai si të tjerë, u mallëngjye nga lamtumira e Ruçit. Pak a shumë të njëjtin mesazh Rama e përsëriti, ndërsa Fatos Tushen e shoqëronin me furgon për në qelitë e Drejtorisë së Policisë në Tiranë.
“Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre. Çdo zgjedhës duhet ta dijë se besnikëria jonë ndaj tij nuk varet nga asnjë individ, po është flamur beteje i PS për ta bërë Shqipërinë të ardhmen tonë dhe çdo i zgjedhur nuk duhet ta harrojë se flamuri i PS s’mund të bëhet mbulesa e askujt, për asnjë interes apo faj vetjak”, shkruajti Rama në Twitter.
A u koordinua SPAK me Ramën? Me prangosjen e Fatos Tushes, kryebashkiak i socialistëve për katër mandate rresht në Lushnjë dhe anëtar i Asamblesë së PS-së prej më shumë se 12 vitesh, prokurorët e SPAK ngacmuan për herë të parë pushtetin e Edi Ramës. Nuk kishin guxuar në asnjë rast, që nga krijimi i Prokurorisë së Posaçme në dhjetor të vitit 2019. Nga mënyra se si u sollën me disa dosje “të rënda” SPAK kishte dëshmuar për ekzistencën e “vijave të kuqe” në hetimet e socialistëve në pushtet. Mëkatet e tyre qenë tabu për hetimet e Strukturës së Posaçme Antikorrupsion. I tillë ishte rasti i dosjes 339 në Durrës. SPAK nuk i doli për zot përgjimeve të Vangjush Dakos me bandën e Avdylajve. Hetimet degraduan në dënimin e disa komisionerëve në Shijak që kishin manipuluar votat e emigrantëve në tre fshatra. I tillë ishte rasti i dosjes 184. SPAK nuk i doli për zot përgjimeve të kryeministrit Rama, të ministrave Tahiri, Gjiknuri dhe deputetëve Ndreu, Manja, Qefalia etj, që flisnin me policët e përfshirë direkt ne blerjen e votave dhe në presionet e qytetarëve për të votuar PS ditën e zgjedhjeve. I tillë ishte rasti i dosjes së të dërguarve të Ndragheta-s në Tiranë, që ishin përgjuar nga Antimafia italiane duke bërë pazare për tendera publikë dhe investime të fuqishme në kullat e kryeqytetit përkundrejt ryshfetit. Përgjime në të cilat përmendej edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj. I tillë ishte rasti i tenderave sekretë. SPAK nuk gjeti asnjë shkelje në hetimin për tenderat gjatë periudhës së pandemisë nga Ministria e Mbrojtjes. Kompanitë fituese ishin të paracaktuara dhe përfituan miliona euro tendera nga fondet publike pa garë, nën justifikimin e koronavirusit. Lexo edhe: Dosja 339/ SPAK po e godet aq fort krimin politik sa po arreston edhe të vdekurtit Lexo edhe: E rikthen në Dibër/ Edhe SPAK ka frikë nga dosja 184 Lexo edhe: Ballafaqimi me faktet/ Si është e vërteta e zjarrit që dogji tenderat sekretë Lexo edhe: Dokumenti sekret/ Si i përgjon PS prokurorët e SPAK. Sa prej tyre janë votues të sigurtë të Rilindjes (faksimilet) Flagrant ishte qëndrimi që prokurorët e SPAK mbajtën për skandalin e të dhënave personale, kur në vend të mësynin në selinë e PS apo në zyrat e AKSHI, kërkuan kompjuterat dhe celularët e gazetarëve të Lapsi.al. Devijimi i hetimeve nga vjedhësit e të dhënave personale ishte një rast i ndikimit politik të punës së prokurorëve. Në një vit e gjysëm ekzistencë të SPAK, janë të shumta dosjet ku prokurorët kishin mundësi të bënin shembuj të ndëshkimit të korrupsionit, por goditjet ndaj mazhorancës janë kursyer. Pikërisht për këtë arrestimi i kryebashkiakut socialist Fatos Tushe ende nuk bind. Dilemat e Bashës për drejtësinë e re Entuziasmi për drejtësinë e re nuk mund të thuhet se e ka prekur kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Por në reagimin e tij të parë për arrestimin e kryebashkiakut Tushe, Basha tha se ky aksion mund të jetë një “fillim i mbarë”.
“Arrestimi i Fatos Tushës pas denoncimeve shumëvjeçare nga PD të bashkëpunimit të tij korruptiv me krimin e organizuar, mund të jetë një fillim i mbarë” u shpreh Basha.
Gjithsesi kreu i PD-së i la një derë të hapur mosbesimit. “Kjo do të varet nga aftësia, kuarajo dhe pavarësia e drejtësisë për të goditur lidhjet e pushtetit me krimin, lidhjet e Hakmarrjes për Drejtësi me Tushën, Braçen dhe vetë Ramën, dhe përfitimet e tyre të ndërsjellta në vite të gjata bashkëpunimi” vazhdoi në mesazhin e tij Basha, i ndërgjegjshëm se këto fjalë do t’ia peshojnë mirë, nëse nga lëvizjet e SPAK mund të preken edhe njerëz pranë tij./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI