Andi Bushati: Gjykata Kushtetuese në sfondin e një drejtësie të tredhur
Por, nga Budapesti ku ndodhet për një vizitë zyrtare Eron Veliaj ka folur për një nga ekranet e tij të preferuara Report TV. Kryebashkiaku që manipulon ditën për diell, duke e përshkruar vendimin e Kushtetueses si krejtësisht në favor të tij (ndonëse thelbi është se bashkia nuk ka më asnjë punë me truallin e teatrit që i kthehet si pronë qeverisë) Veliaj deklaroi se ai do të vazhdojë me ngritjen e godinës së re. Por e veçanta pas kërkesës për arrestimin e tij nga aktivistët e mbrojtjes së teatrit është se kryebashkiak i humbi argumentat dhe e prishi gjuhën. Në intervistën për Report TV (Këtu poshtë), ai i quajti ata budallej që hedhin gurë në lumë dhe hajvanë. "Njerëz që nuk janë artistë, që janë dënuar për mashtrim, që nuk kanë pronësi, marrin attribute të kota. Ne i bëjmë personazhe publikë që më pas do të harronin. E njëjta gjë ndodhi edhe me ata që protestuan tek lodrat të liqenit apo tek unaza. Këta janë njerëz kot, që hedhin gurë në lumë, dhe nuk besoj që ne të zgjuarit duhet të ikim të nxjerrim gurin nga lumi. Nuk mund t'i përgjigjemi çdo hajvani që merr mikrofon", tha Veliaj. [embed]https://youtu.be/r446FqnM0a0[/embed] Duket qartë se pas vendimit të Kushtetueses kryebashkiak e ka humbur qetësinë duke servirur sharje në vend të argumentave. Ndonëse ai nuk ndihet aspk i rrezikuar tani për tani me një SPAK të kontrolluar nga Rilindja, vendimi i Kushtetueses e hodhi poshtë gjithë propagandën e bërë për një kohë të gjatë për ngritjen e teatrit duke i dhënë si kompensim kullat e larta në qendër të Tiranës kompanisë Fusha. ©Lapsi.al