Flash

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Arrestohet për 2 mijë euro ryshfet prokurori i Kukësit, Edmond Karriqi

Lapsi.al 30 June 2021
Arrestohet për 2 mijë euro ryshfet prokurori i Kukësit, Edmond

Është vënë në pranga për një ryshfet për 2 mijë euro prokurori i Kukësit, Edmond Karriqi, pasi akuzohet për korrupsion dhe për përfshirje në grupet kriminale të trafikut të drogës. Ai u arrestua në Kavajë, ndërsa mbahej në përgjim të vazhdueshëm nga SPAK. Karriqi sapo kishte marrë dy mijë euro nga një person i vënë nën hetim, kur policia ka zbarkuar në bulevardin kryesor të qytetit dhe e ka arrestuar. Bashkë me Karriqin u vu në pranga dhe Isuf Bega, i cili është Sekretar në Prokurorinë e Kavajës. Gjithashtu janë prangosur edhe dy persona të tjerë me inicialet D.D. dhe E. B., të cilët akuzohen për “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë, të kryer në bashkëpunim.

Pas arrestimeve, të prokurorit, shoferit të tij dhe të dy personave të tjerë, policia ka shkuar të ushtrojë kontroll edhe në shtëpinë e Karriqit, por ende nuk dihet nëse aty është gjetur ndonjë send i paligjshëm.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar pretendon se Karriqi merr në mënyrë të vazhdueshme ka kërkuar dhe ka marre përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të favorizuar disa persona nën hetim, të cilet kanë qënë duke u hetuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Kukës.

"Janë siguruar dhe janë mbledhur prova konkrete, nga të cilat janë krijuar dyshime të arsyeshme se shtetasi Edmond Kariqi, në cilësinë e Drejtuesit të Prokurorisë prane Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, ka kërkuar dhe ka marre përfitime monetare të parregullta, me qëllim për të favorizuar disa persona nën hetim, të cilet kanë qënë duke u hetuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Kukës" thuhet në njoftimin për mediat.

Edmond Karriqi e ushtron detyrën e tij në Kukës. Ai është prokurori që hetoi dhe dënoi qytetarët që protestuan në vitin 2018 kundër traut në Rrugën e Kombit. Pas protestave, atëherë nisi një raprezalje me arrestime dhe bastisje në shtëpitë e qytetarëve që kishin dalë në tubim. Shumë prej tyre u ankuan se prokurori kishte falsifikuar procesverbalet e arrestimeve.

“Prokuroria gënjen, nuk jemi arrestuar në mëngjes. Kanë ardhur me maska natën dhe na kanë marrë. Nuk është e vërtetë që jemi arrestuar në orën 10 të mëngjesit, jemi arrestuar në orën 3 të natës. Prokurorja ka falsifikuar librat e hyrjes në komisariat dhe të ndalimit.” thanë të arrestuarit në Gjykatë.

23 të arrestuarit i referoheshin urdhërave të arrestit që prokuroria kishte lëshuar për arrestimin e tyre. Në fletët e arrestit, siguruar atëhreë nga Lapsi.al, prokurorët Edmond Karriqi dhe Alketa Nushi kishin raportuar që arrestimet ishin bërë në orën 10 të paradites së 1 prillit.

Ndërkohë 23 protestuesit, ashtu siç u raportua gjerësisht dhe në media, ishin arrestuar gjatë një aksioni të nisur në mesnatën e 31 marsit, duke shkaktuar terror tek familjarët e tyre. 23 protestuesit u akuzuan dhe u dënuan për “shkatërrim të pronës”; “shkatërrim të pronës me zjarr”; “kundërshtim të punonjësve të policië” dhe “kryerjen e veprimeve arbitrare”.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI