Flash

4 të vrarë në Velipojë/ Pronarët e hoteleve ndajnë plazhin me armë në dorë

Lapsi.al 27 June 2021
4 të vrarë në Velipojë/ Pronarët e hoteleve ndajnë

Hotel "Fantazia" në Velipojë është pronë e familjes Ferracaku. Atë e menaxhojnë dy vëllezërit Kujtimi dhe Hasani. Hotel "Gocaj" është pronë e familjes Gocaj. Ai menaxhohej nga vëllezërit Edmondi dhe Xhovani, që çdo vit në verë kthehen nga Anglia.

Hotelet ndodhen rreth 50 metra larg njëri-tjetrit. Secilit i duhet një hapësirë në plazh për pushuesit e tij. Prej mëse një muaji kanë qenë në pritje që administrata e Ministrisë së Turizmit t'ua caktojë plazhet. Vitet e tjera ndarja e plazheve është bërë më herët. Këtë vit, inspektorët vonuan. Nuk dihet pse.

Fillimisht plazhin e ndanë bashkë, sipas ndarjes që iu ishte bërë një vit më parë. Familjet njiheshin prej vitesh. Më të vjetrit kishin miqësi. Problemet nisën kur inspektorët e Ministrisë së Turizmit caktuan për Ferracakët, hapësirën që po përdornin përkohësisht Gocajt në qershor.

Kujtim Ferracaku kërkoi që të lirohej hapësira e zënë nga Gocajt. Këto i thanë të priste, derisa shteti t'u caktonte edhe për ta hapësirën që u takonte për pushuesit e hotelit të tyre. Pretendimi ishte se Ferracakët po përdornin, ndërkohë një hapësirë tjetër dhe bashkë me atë që u caktoi shteti, bëheshin dy hapësira për hotel "Fantazia" dhe asnjë për hotël "Gocaj.

"Shteti është duke i ndarë se nuk ka mbaruar procesi. I kam pas unë vjet, sivjet ia dhanë atij. Tashi i kam thënë: Sa të vijë shteti! Se edhe mua më takon të mi japin, diku tjetër, por "sa të vijë shteti. Unë i kam pas afër, këtu i ke marrë ti. Ti gëzosh! Të vijë shteti tani" Ai ka, të vjetshmet është duke i shfrytëzu. U ngutën, erdhën me armë" tregoi Pjetër Gocaj, që u kërkoi gazetarëve ta mirëkuptonin. "Unë do fus në dhe dy djem" u shpreh ai.

Mosmarrëveshjet kishin nisur që pasditen e së shtunës. Ferracakët kërkonin plazhin që u caktoi shteti. Gocajt u kërkonin të prisnin, që shteti t'u caktonte edhe atyre një hapësirë. Por shteti vonoi dhe vonesa qe fatale.

[video width="640" height="352" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/06/velipoja-1.mp4"][/video]

Natën e kaluar, dy djemtë e tij Edmondi dhe Xhovani Gocaj po qëndronin në hotel. Aty ishte kamarieri 20-vjeçar Myzerim Zeneli. Gjatë pasdites kishin pasur fërkime me Ferracakët për plazhin, kur në hyrje të hotelit ia behën të armatosur Kujtim Ferracaku, vëllai i tij Hasani dhe nipi i tyre, Milind Dyli.

Gjasat janë që edhe Gocajt ta prisnin sherrin dhe të ishin armatosur. Përplasja me armë nisi pak pas mesnate, tha policia dhe përfundoi me 4 të vrarë. Edmond dhe Xhovani Gocaj u vranë të dy. Kujtim Ferracaku po ashtu humbi jetën nga plumbat, ndërsa vëllai i tij, Hasani është rëndë në spital. Kamarieri 20-vjeçar që ishte në ditën e tij të parë të punës u vra nga breshëritë e plumbave. I plagosur mbeti edhe nipi i Ferracakëve, Milind Dyli, edhe ai në spital, me një plumb në këmbë.

"Kanë ardhur mbrëmë në derë të shtëpisë, të armatosur. Si tash e 30 vjet janë vra dhe për parking, armët kanë këto fenomene. Fatkeqësia jeme, ato i kam pasur shokë e kolegë, se në çfarë rrethanash ma kanë bërë këtë punë e me më ardhe tek dera" tregoi Pjetër Gocaj.

"Kallashi pa u ndal gjithë natën. Krismat nuk pushonin" tregoi një pushues nga Kosova, që bëhej gati të rikthehej në shtëpinë e tij. Nga fjalët e tij, duket se shkëmbimi i zjarrit ka vazhduar jashtë ambjenteve të hotelit dhe më tej.

Lexo edhe: Ardi Veliu numëron të vrarët në Velipojë, gazetari: I paftyrë, plazhi kontrollohet nga kriminelë!

Lexo edhe: Provokimi i Ramës me “Velipojën e dashur”, lumë komentesh negative në rrjetet sociale

Lexo edhe: Masakra në Velipojë/ Kamarieri 20-vjeçar u vra në ditën e parë të punës

Dinamika e vrasjeve në oborrin e Hotel "Gocaj", ku u vranë katër vetë nuk është zbardhur ende nga policia.

Përveç jetëve të humbura, imazhi i Velipojës është nxirë në kulmin e sezonit turistik. Kush do t'i kalojë pushimet në hotelet e pronarëve që shërbejnë të armatosur dhe i zgjidhin konfliktet me krisma?

Nëse shteti do të kishte vepruar më shpejt për caktimin e hapësirave të plazheve, tragjedia mund të ishte shmangur. Nxjerrja e përgjegjësive për këtë ngjarje të rëndë në administratën e Ministrisë së Turizmit duket një mision i pamundur. Si për ironi, kryeministri Rama sot shpërndau në rrjetet sociale foton e shezloneve dhe çadrave në plazhin e Velipojës. Foto më poshtë:

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI