Flash

Shifrat e Eurostat/ Bie propaganda, Shqipëria me vdekshmërinë më të lartë në Europë

Lapsi.al 23 June 2021
Shifrat e Eurostat/ Bie propaganda, Shqipëria me vdekshmërinë

Pretendimi se Shqipëria ka qenë një histori suksesi në përballimin e pandemisë nuk mbështetet në asnjë shifër. Madje llogaritja e numrit të vdekjeve në raport me popullsinë na rendit si vendin me fatalitetet më të mëdha në kontinentin tonë. Dhe kjo nuk duket në shifrat propogandistike që jep qeveria e cila numëron diku tek 2500 jetë të humbura si pasojë e COVID-19.

“Politikë me vdekjen”/ Shqipëria me numrin më të lartë në Europë për humbjet e jetës gjatë pandemisë

Në fakt të vdekurit janë afro katër fish më shumë. Sipas të dhënave të Eurostat, që gazetarja Ornela Liperi ka nxjerrë në një shkrim në revistën Monitoir gjatë afro një vit të shpërthimit të pandemisë numri i vdekjeve të shtuara ka qenë plot 9300 më shumë. Natyrisht ato janë shkaktuar edhe si rezultat i frikës së pacientëve për të shkuar drejt spitaleve për tu kuruar nga sëmundje të tjera, por pjesa dërrmuese e tyre i përket kategorisë së atyre që vdisnin në shtëpi, ose në spital por raportoheshin ose si të pa prekur nga Covid, ose si të shëruar tashmë prej tij.

“Të dhënat e Eurostat, që janë të disponueshme deri në javën e dytë të marsit 2021 tregojnë se për periudhën nga 2 marsi 2020 deri në 15 mars 2021, pra për 54 javë radhazi, Shqipëria ka pasur rritjen më të lartë të vdekjeve shtesë në raport me mesataren e të njëjtës periudhë 2018-2019.

Për këtë periudhë, fatalitetet u rritën me 41%, ndërsa shteti i dytë pas nesh me rritjen më të lartë është Çekia, me 25% e ndjekur nga Sllovakia me 24%.

Nga shtetet e rajonit, sipas Eurostat, Mali i Zi kishte rritje të vdekjeve shtesë me 21.5% në 54 javë pandemi, ndërsa shteti që e ka kaluar më lehtë është Serbia, me +9.3%” raportohet në shkrimin e Monitor.

Pak a shumë të njëjtën gjë ka raportuar edhe instituti ynë i statistikave që ka folur për 9300 të vdekur më shumë nga prilli 2020 deri në mars 2021, në krahasim me periudhat përkatëse të vitit të mëparshëm.

Rama: “Askush s’ka interes të fshehë vdekjet”. Provat që e kundërshtojnë

Muajt më të këqinj, kanë qenë ato të fillim vitit 2021, kur në Shqipëri u zbatua “de facto” politika barbare e imunitetit të tufës. Në janar mars janë shënuar gjithsej rreth 9,657 vdekje, me një rritje prej 55.8% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2020 dhe me 52% në raport me mesataren 2016-2019.

Andi Bushati:Kush po i përbalt bluzat e bardha?

Pra, përpara sesa të bërtasim për një histori suksesi pas sjelljes personale të vaksinave nga kryeministri (Rama ka deklaruar shpesh Po vaksinoheni se më keni mua kryeministër) duhet të jemi të ndërgjegjshëm se vendi e ka paguar çmimin e lartë të përballjes me pandeminë: duke humbur jetë njerzore më shumë se kushdo tjetër në Europë. Madje me dyfishin e diferencës nga vendi i dytë.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI