Flash

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Drejtësia e re/ Asnjë ditë burg për konfliktin e armatosur mes klaneve të drogës tek ish-Blloku

Lapsi.al 18 June 2021
Drejtësia e re/ Asnjë ditë burg për konfliktin e armatosur

Drejtësia e tha fjalën e saj për ngjarjen që tronditi Tiranën rreth dy vite më parë në zonën e ish-bllokut, kur prishja e pazareve të drogës prodhoi një konflikt të armatosur, që bëri bujë në të gjithë vendin. Gjykata vendosi që asnjë prej protagonistëve të ngjarjes, pjesë e dy grupeve rivale, ku u vra Fabian Gaxha dhe ku mbeti i plagosur Ervis Martini dhe Eljo Hato nuk do të bëjë asnjë ditë burg.

Për Merviol Bilon, ish-komandon që ekzekutoi Fabian Gaxhën u dha dënimi për 7 vite burg për plagosje dhe armëmbajtje pa leje. Me gjykimin e shkurtuar, dënimi iu reduktua në 4 vite e 8 muaj, por ai nuk do të bëjë asnjë ditë burg, pasi kjo periudhë iu konvertua në shërbim prove. Bilo nuk u arrestua ndonjëherë nga policia dhe gjatë kësaj periudhe ka jetuar në arrati.

Ervin Mata dhe miqtë e tij Fabio Allushi dhe Ajaks Boshnjaku u dënuan për moskallëzim krimi me 6 muaj burg. Dënimi u ul në 4 muaj për shkak të gjykimit të shkurtuar, por gjykata e pezulloi atë dhe secili do të kryejë nga 100 orë punë në interes publik.

https://lapsi.al/2018/10/08/cfare-ndodhi-rrefimi-i-ervis-martinajt-nuk-kam-dashur-kurre-sherr-me-matajn/

Më herët ka lënë qelitë e burgut edhe një prej emrave më të njohur të grupit rival, që u përfshi në përplasjen me armë, Ervis Martinaj.

I akuzuar për “vrasje në rrethana cilësuese”, mbetur në tentativë, ai qëndroi në paraburgim deri në maj 2019, kur gjykata e ktheu në liri kundrejt një garancie pasurore prej 5 milionë lekësh. Tetë muaj pas ngjarjes, gjykata u shpreh se prokuroria pati vetëm një provë kundër Martinajt, sms-në e shkëmbyer mes tij dhe një personi me emrin “Aldo”, ku ai shkruajti pak para përleshjes: “Lidhu me çun… Afrohu… Me armë”. Por sipas gjykatës, me kalimin e një kohe të arsyeshme, një provë e vetme e pashoqëruar më prova të tjera nuk përbënte “arsye të mjaftueshme” për vazhdimin e paraburgimit. Ervis Martinaj tha se ai kishte tentuar të shuante konfliktin mes Fabian Gaxhës dhe Meviol Bilos, pak para se i dyti të qëllonte me armë. “Unë jam futur në mes për t’i ndarë dhe besoj se jam plagosur pa dashje nga “kokëmadhi” (Mavjol Bilo). Ai më gjuajti me refleks pasi nëse ai do të donte të më vriste, i kishte të gjitha mundësitë, pasi unë në tokë i shtrirë isha” ka thënë Martinaj.

Një nga protagonistët e ngjarjes, që ishte edhe pronari i lokalit ku ndodhi përleshja e tregoi në këtë mënyrë dinamikën e ngjarjes.

“Ka ardhur një klienti im, i cili quhet Ervin Mata, i cili ka në pronësi hotel Victoria në Tiranë, me 4 persona të tjerë të cilët e shoqëronin, ku njëri prej tyre ishte Joli, i cili është oficer në Zallher, tjetri quhet Qemal, ndërsa dy personat e tjerë nuk i njihja. Pasi erdhën në dyqan filluan të shohin në vitrina dhe janë ulur në tavolinë, ku kanë vazhduar të diskutojnë për problemet e tyre. Dua të sqaroj momentin se para se të vinte Ervis Martini, mua më tha Ervin Mata, nëse e kisha unë problem që të vinte te dyqani Ervis Martini. Unë i thashe se s’kishte asnjë lloj problemi, pasi Vis Martinin e kisha të njohur. Dua të sqaroj se këta dy persona, si Ervin Mata edhe Vis Martini janë takuar normalisht dhe nuk kishin asnjë shenjë për konflikt, pra janë takuar miqësisht dhe nuk kishin asnjë shenjë për t’u agravuar situata siç ndodhi. Më pas janë ngritur nga tavolina shtetasi Vin Mata dhe Joli oficer i Zallherrit. Vin Mata takoi të dashurën e tij Elvana Gjatën dhe më pas u kthyen sërish të dy me Jolin brenda në dyqan dhe në këtë moment unë kam parë që ata ishin të revoltuar. Të dy këta persona u ulën sërish në vendin e tyre në tavolinë. Mbas rreth 20 minuta unë kam dalë tek shkallët dhe kam takuar një të njohurin tim, i cili quhet Vis Martini, i cili është klient i dyqanit tim. Në këtë moment Vis Martini ishte me dy persona të tjerë që e shoqëronin këtë të fundit. Shtetasi Vis Martini më tha që do të hynte në dyqan për të takuar Ervin Matën. Në këtë moment hyri në dyqan Ervis Martini së bashku me personat që e shoqëronin dhe takoi normalisht Ervin Matën. Ervis Martini së bashku me personat që e shoqëronin janë ulur veç të katërt në pjesën e derës së banjos, pra në fund të banakut. Kam dëgjuar çunat që shoqëronin Vis Martinin duke i thënë Jolit, oficerit të Zallherrit, “Pse më shikon?”. Joli ishte tek tavolina veç, ku u ulën që në fillim. Në këtë moment kanë ardhur nga jashtë dy persona. Njëri ishte me bluzë të errët, me kapuç, trup i gjatë, me xhnse, i cili bashkë me këtë përsonin që e shoqëronte filluan ta shanin dhe ta godisnin Jolin dhe personat që ishin me Jolin. Vis Martini po thoshte: Mos, mos, mos!, ndërsa Ervin Mata po thoshte: “Ça po boni? Ça është kjo punë? Ngaqë u krijua rrëmujë e madhe unë kam dëgjuar një krismë, që erdhi nga vendi ku ishte personi i gjatë me kapuç në kokë, që po konfliktohej me Jolin, por që nuk e pashë se kush qëlloi. Mbas kësaj krisme unë jam hedhur direkt poshtë banakut. Në këtë kohë kam dëgjuar krismat e armëve që vazhdonin. Kur krismat e armëve pushuan ka ardhur Vis Martini zvarrë, të cilin e pashë se ishte plagosur në qafë dhe e kam marrë e kam zbritur poshte të shkallët. Kur kam ikur të gjithë personat kishin ikur veç atij që ishte vrarë dhe një tjetri që përpëlitej i plagosur” ka treguar ai.

https://lapsi.al/2020/09/17/ne-kerkim-per-vrasjen-famoze-ne-bllok-arrestohet-eldi-dizdari-ne-dubai-gjate-operacionit-nderkombetar-antidroge/

Për motivet e ngjarjes pati shumë spekullime në tetor të vitit 2018. Duke qenë se Ervin Mata ishte i dashuri i këngëtares Elvana Gjata, një nga shpjegimet që u komentua fillimisht ishte se shkak për përplasjen u bë një ngacmim i këngëtares. Por ky version ra nga dëshmitë e protagonistëve të ngjarjes.

Një muaj pas ngjarjes, policia shpalli në kërkim biznesmenin Eldi Dizdari, i cili u dyshua se ishte personi kyç në konfliktin e ish-Bllokut. Biznesmeni dyshohet se ishte në konflikt me Ervin Matën dhe shkak i konfliktit ishin pazaret në trafikun e kokainës. Pas dy vitesh nga ngjarja, nuk dihet nëse klanet rivale i kanë zgjidhur apo jo problemet me njëri-tjetrin, por është e qartë se nuk kanë më probleme me drejtësinë./Lapsi.al

Të këshilluara

Samiti Rusi-SHBA/ Në Gjenevë fitoi Putini

Megjithëse pritshmëritë për takimin kokë më kokë mes dy liderve botëror ishin të ulëta, optimizmi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden t...

14:16

Çmimi i pandemisë/ A ka vend për festë?

Rastet e reja me covid numërohen me gishtat e dorës këtë periudhë. Pacientët në spitalin infektiv janë të paktë, ndërsa prej ditësh nuk raportohen më të vdekur ...

21:09

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI