Flash

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zbardhet vendimi/ Kushtetuesja hedh poshtë konceptin e presidentit noter në dekretimin e ministrave

Lapsi.al 18 June 2021
Zbardhet vendimi/ Kushtetuesja hedh poshtë konceptin e presidentit noter

Gjykata Kushtetuese i ka dhënë fund spekullimeve se në republikën tonë presidenti është thjesht një noter që nënshkruan emërimet e kryeministrit, kur vjen puna për të caktuar anëtarët e kabinetit qeveritare. Ky është konkluzioni i parë që mund të nxirret nga zbardhja këtë të premte e vendimit të plotë, që lidhet me mosdekretimin e Gent Cakajt në krye të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme ( Vendimin e plotë të Kushtetueses).

Ky vendim që arbitron mosmarrëveshjet institucionale mes presidentit Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, të cilat e lanë vendin për një kohë të gjatë pa ministër të jashtëm të emëruar, u dërguan në kushtetuese nga shefi i qeverisë.

Por duket se Kushtetuesja i jep profilit të kreut të shtetit më shumë kompetenca sesa imagjinonte Rama.

Ndonëse "Presidenti duhet të jetë neutral, prapëseprapë ai do të ketë kompetenca të rëndësishme për sa i përket emërimit dhe shkarkimit të ministrave, si dhe të një pjese të drejtuesve të organeve të tjera qendrore" thuhet në vendimin e zbardhur ku theksohet:" Presidenti nuk është i detyruar të emërojë personin që propozohet nga Kryeministri, megjithëse refuzimi është një fenomen i rrallë".

Një tjetër pikë që zhbën konceptin e një presidenti që vetëm formalisht nënshkruan dekretet për ministrat gjendet gjithashtu në vendimin e zbardhur. Aty thuhet: "Zgjedhja e kushtetutëbërësit, duke e vendosur Presidentin ndërmjet dy institucioneve, Kryeministrit, nga njëra anë, si propozues dhe Kuvendit, nga ana tjetër, si përmbyllës i procesit, tregon se atij i është dhënë rol verifikues në këtë proces, me qëllim që të garantojë funksionimin korrekt të sistemit dhe mbrojtjen e interesave të përgjithshme të vendit, që të mënjanohet precedenti i pushtetit të drejtpërdrejtë të partive mbi Kuvendin dhe Presidentin".

Por, kushtetuesja shkon edhe më tej kur interpreton konfliktin e dy viteve me parë edhe si një rast të veçantë, pasi aty bëhej fjalë për dekretimin e ministrit të Jashtëm, pra të një fushe ku kreu i shtetit ka kompetenca dhe detyrime më të mëdha se tek të tjerat.

"Dispozitat kushtetuese i njohin Presidentit rolin e përfaqësuesit më të lartë të shtetit në marrëdhëniet me jashtë, si dhe kompetenca specifike në fushën e politikës së jashtme. Gjykata vlerëson se këto dispozita ofrojnë bazë kushtetuese të mjaftueshme, mbi të cilën Presidenti vepron për vlerësimin e propozimit të Kryeministrit në procesin e emërimit të ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.Kjo mënyrë interpretimi e këtyre dispozitave kushtetuese shërben që Presidenti të ushtrojë kompetencat specifike që ai ka në politikën e jashtme, duke siguruar edhe koherencën e nevojshme të kompetencave që i janë dhënë në planin vendas dhe ndërkombëtar" thuhet në vendimin e zbardhur.

Pra, ndonëse vëren se mos dekretimi i një kandidati të propozuar nga kryeministri që përfaqëson një shumicë të votuar nga zgjedhësit, nuk është një fenomen që ndodh shpesh, Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë pretendimet politike që dëgjojmë prej dy vitesh se kur vjen punë për emërimin e ministrave kreu i shtetit është thjeshtë një noter.

©Lapsi.al

.

 

Të këshilluara

Samiti Rusi-SHBA/ Në Gjenevë fitoi Putini

Megjithëse pritshmëritë për takimin kokë më kokë mes dy liderve botëror ishin të ulëta, optimizmi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden t...

14:16

Çmimi i pandemisë/ A ka vend për festë?

Rastet e reja me covid numërohen me gishtat e dorës këtë periudhë. Pacientët në spitalin infektiv janë të paktë, ndërsa prej ditësh nuk raportohen më të vdekur ...

21:09

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI