Flash

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Hapja e kufijve të BE/ Në cilat vende mund të shkohet për turizëm

Lapsi.al 18 June 2021
Hapja e kufijve të BE/ Në cilat vende mund të shkohet për

Mjafton një test covid i 48 orëve të fundit dhe turistët shqiptarë mund ti kthehen udhëtimeve të qefit në Europë. Kjo lehtësi përfshin edhe personat e vaksinuar me një nga vaksinat perendimore të njohura nga EMA, apo qoftë edhe vërtetimin se e ke kaluar Covid 19.

Kjo rihapje e dyerve të BE-së një vit e gjysëm pas fillimit të pandemisë erdhi pasi vendet anëtare të Bashkimit Evropian ranë  dakord të mërkurën të heqin kufizimet e udhëtimit për udhëtarët nga tetë vende dhe territore duke përfshirë, Shqipërinë, Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Përveç tre vendeve të Ballkanit Perëndimor, në listë ishin edhe Shtetet e Bashkuara, Hong Kongu, Makao, Arabia Saudite dhe Tajvani.

Ky lehtësim i masave përfshin ato shtete që regjistrojë në maksimum 75 raste pozitive infektimesh për 100,000 banorë, në 14 ditët e fundit. Prej disa javësh Shqipëria është poshtë kësaj shifre pasi numri i të prekurve ka rënë ndjeshëm.

Por ndonëse vendimi i Brukselit flet për hapje të plotë të dyerve për këto vende, ndonjë nga shtetet anëtare mund të vazhdojë të kërkojë test negativ për COVID-19 ose një periudhë karantine. "Çështja e shëndetit është në kompetencën kombëtare të secilit shtet anëtar të BE-së, prandaj, edhe në rast se disa vende deklarohen të sigurta, secili vend i BE-së ka të drejtë të vendosë masa për të luftuar koronavirusin" thuhej në vendimin e BE.

Dhe meqë secili vend ka rregullat e tij, ambasadat e tyre ne Tiranë kanë filluar të japin njoftime të detajuara për modalitetet se si mund të udhëtojnë shqiptarët.

Kështu që prej datës 19 qershor, në Greqi do të lejohet të kalojnë të gjitha kategoritë e udhëtarëve nga Shqipëria, përfshirë edhe ata që duan të bëjnë turizëm. Natyrisht ata duhet të jenë të paisur me një test PCR ose rapid, të kenë vërtetimin e kalimit të sëmundjes apo bërjes së një prej vaksinave perendimore. Por ndonëse kufiri do të hapet këtë fundjavë deri më datë 28 qeshor numri i atyre që do të hyjnë në shtetin fqinjë mbetet i kufizuar. Greqia lejon hyrjen e 1500 personave në ditë në Kakavijë, 250 në Qafë Botë dhe 400 në Kapshticë deri në liberalizimin total të lëvizjes. 

Prandaj ata që kërkojnë të nisen duhet të mbushin një formular onilne të quajtur PLF. Në rast se formulari nuk plotësohet online do të thotë që është arritur kuota ditore e ju duhet të zgjidhni një ditë tjetër për të udhëtuar drejt Greqisë. Duhet theksuar se edhe fëmijët mbi 12 vjec i nënshtrohen të njëjtave regulla për hyrjen në shtetin fqinj.

Edhe Ambasada Gjermane në Tiranë ka sqaruar se Qeveria Federale ka hequr të gjitha kufizimet e udhëtimeve që nga dita e dielë, 20 qershor.

Që nga kjo datë, udhëtimi për në Gjermani i personave rezidentë në Shqipëri, lejohet përsëri për të gjitha qëllimet e udhëtimit.

Ambasada bën e dije se për udhëtimet hyrëse me rrugë ajrore, është e domosdoshme një dëshmi e testit anti-Covid, një dokument që provon shërimin apo vaksinimin.

Në vijim pritet të konfirmohen edhe masat liberalizuese të shteteve të tjera që hapin dyert për turistët ndonëse me ndonjë kosto shtesë për dokumentat anti covid.

©Lapsi.al 

 

 

Të këshilluara

Samiti Rusi-SHBA/ Në Gjenevë fitoi Putini

Megjithëse pritshmëritë për takimin kokë më kokë mes dy liderve botëror ishin të ulëta, optimizmi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden t...

14:16

Çmimi i pandemisë/ A ka vend për festë?

Rastet e reja me covid numërohen me gishtat e dorës këtë periudhë. Pacientët në spitalin infektiv janë të paktë, ndërsa prej ditësh nuk raportohen më të vdekur ...

21:09

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI