Flash

Analiza/ Presidenti Biden po e shtyn BE të rikthejë sytë nga Ballkani

Lapsi.al 15 June 2021
Analiza/ Presidenti Biden po e shtyn BE të rikthejë sytë nga

Ballkani perendimor do të jetë një nga çështjet që do të diskutohen sot në takimin SHBA-BE gjatë vizitës së parë të presidentit amerikan Biden në Europë. Kjo është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë e cila ka ka nxjerrë një deklaratë për samitin e sotëm SHBA-BE që mbahet në Bruksel.

Udhëheqësit e samitit, sipas Shtëpisë së Bardhë do ta shprehin angazhimin e tyre të përbashkët për politikë të kordinuar në disa vende, përfshirë Ballkanin Perëndimor.

“Udhëheqësit do të angazhohen për ta mbështetur demokracinë, për ta mbështetur transparencën, për të luftuar korrupsionin....dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut. SHBA do të punojnë me BE-në në prioritetet e përbashkëta të politikës së jashtme, duke përfshirë Bjellorusinë, Kinën, Mesdheun Lindor, Etiopinë, Iranin, Rusinë, Venezuelën dhe Ballkanin Perëndimor”, thuhet në deklaratë.

Një javë më parë Presidenti Joe Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv, në të cilin përfshiu edhe Shqipërinë, që parashikonte ngrirjen e pasurive dhe ndalimin e hyrjes në SHBA për ata që destabilizojnë Ballkanin Perëndimor, kryejnë korrupsion e minojnë institucionet demokratike.

Në këtë urdhër përfshiheshin të gjithë ata që kërcënojnë stabilitetin e Ballkanit Perëndimor përfshihen edhe ata që punojnë kundër Marrëveshjes së Prespës apo Marrëveshjes Kornizë të Ohrit. Urdhëri është vazhdim i një urdhëri fillestar të vitit 2001, që parashikon sanksione për individë nga Ballkani Perëndimor që shihen si rrezik për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara. Tani në të u shtuan edhe sanksione ndaj personave që kryejnë korrupsion dhe minojnë institucionet demokratike. Sipas doktrinës së re të Bidenit korrupsioni i politikanëve i hap rrugën në rajon kundërshtarëve strategjikë të SHBA-së.

Ky qëndrim që përbën një ndarje brutale me ish administratën Trump, e cila e vuri theksin tek një "normalizimin ekonomik" i pakushtëzuar nga vlerat demokratike, synon sipas analistëve të rimbledhë vendet e BE dhe aletatët e SHBA në një qëndrim të përbashkët ndaj Ballkanit Perendimor

Por sikurse theksonte studiuesi Edward P. Joseph, në një shkrim në "Foreing Policy" (lexo ketu),"Fatkeqësisht, inercia në Bruksel - madje edhe brenda Departamentit të Shtetit - paraqet një pengesë të rëndësishme për të realizuar vizionin parimor të përcaktuar nga presidenti i SHBA dhe sekretari i tij i shtetit". Sipas tij SHBA dhe BE po përdorin dy standarte.

"Aktualisht, SH.B.A. dhe BE kanë një sistem me dy nivele kur bëhet fjalë për standardet demokratike në Ballkan - një rrugë e privilegjuar për Serbinë dhe një rrugë më e ashpër për fqinjët e ardhshëm në Ballkan. Ky është një paradoks i rrezikshëm: regjimi më jodemokratik në rajon, qeveria serbe e udhëhequr nga Presidenti Aleksandar Vuçiç, gëzon trajtimin më të favorshëm nga zyrtarët amerikanë dhe evropianë...Beogradi praktikon dhe promovon demokracinë joliberale të aleatit të tij kryesor të BE, Hungarisë. Kandidimi i Serbisë për BE është kryesisht një mashtrim. Ndërsa fqinjët e saj luftojnë për të drejtën për të hapur negociata me BE, Beogradi po vonon ofertën e tij. Vitin e kaluar, Serbia nuk hapi ndonjë kapitull të ri të anëtarësimit" shkruante Joseph. 

Ndonëse aplikimi i dy standarteve është vënë re edhe në nivel lokal, në goditjen selektive që SHBA po i bën korrupsionit në Shqipëri (duke mos prekur fare atë të mikut të Vuçiçit në Tiranë), kthimi i kursit të Biden për Ballkanin duhet përshëndetur. Nëse SHBA do i kthehet sërish mbrojtjes së vlerave të demokracisë dhe luftës ndaj korrupsionit, popujt e gadishullit mund të rifillojnë të shpresojnë.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI