Flash

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Rama qetëson Vuçiçin/ Sulmon padinë e Kosovës për gjenocid nga Serbia

Lapsi.al 11 June 2021
Rama qetëson Vuçiçin/ Sulmon padinë e Kosovës

Foto e përqafimit të Edi Ramës dhe Albin Kurtit pati nevojë për një sqarim nga Vetëvendosje e Tiranës. Ndryshe nga ç’duket në pamjen (lart), Boiken Abazi i VV rrëzoi dukjen e përqafimit vëllazëror mes Ramës dhe Kurtit dhe dha një interpretim tjetër. Sipas tij Rama ngjan me shumë me një boksier që peshohet për t’u shplodhur pak te kundërshtari, para se ta grushtojë atë sërisht.

“Kurti nuk kishte ardhur aspak për ndeshje me Ramën, por për koordinim kombëtar” shkruajti Abazi që përmend sulmin që Kryeministri i Shqipërisë i bëri atij të Kosovës në intervistën për Euronews Belgrade.

Lexo edhe: Krahasimi/ Rama dhe Vuçiç me strategji të njëjtë propagande për koronavirusin

Në intervistën që u transmetua në Beograd, Rama foli hapur për padinë për gjenocid që pala kosovare po tenton të ngrejë kundër Serbisë. Mund ta kishte shmangur, mund të kishte qëndruar neutral apo mund ta kishte mbrojtur padinë për gjenocid, por bëri të kundërtën.

E sulmoi atë si të pakonsultuar me partnerët ndërkombëtarë, kur tha: “Ne nuk jemi vetëm në botë. Ne kemi partnerë, aleatë. Vetëm Kosova është një realitet i ri, i cili është rezultat i përpjekjeve të mëdha brenda dhe jashtë Kosovës. Këto ide dhe vendime të shkëlqyera nuk duhet të merren vetëm sepse dikush mendon kështu ose thjesht sepse ne mendojmë kështu, por duhet të bëhen në një rrugë të qartë konsultimi dhe dëgjimi të asaj që partnerët dhe aleatët tanë kanë për të thënë. Unë kurrë nuk kam dëgjuar dikë që e mbështet atë ide”.

https://lapsi.al/2020/02/11/andi-bushati-pse-srane-dakord-ramen-dhe-albinin-i-largon-vucici/

Por më shumë se një goditje për Albin Kurtit, deklarata e Ramës ishte një mesazh për të qetësuar Aleksandër Vuçiçin. Pak ditë më parë, presidenti i Serbisë, kishte hamendësuar se, duke qenë se Kosova nuk ishte pjesë e OKB-së, vetëm një ndihmë nga Shqipëria mund ta kthente padinë në realitet.

"Kosova nuk mund ta bëjë një gjë të tillë, meqë nuk është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Po kërcënoni Serbinë me gjyq për gjenocid? Mund ta realizoni këtë vetëm përmes një shteti tjetër, që është Shqipëria, e kjo do të thotë bashkim me Shqipërinë. U kërkoj shqiptarëve të Kosovës që të mos e bëjnë këtë”, kishte thënë Vuçiç.

Pikërisht pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i Ramës, që kësaj radhe ka nxituar të qetësojë Vuçiçin, se ai do t’i qëndrojë larg projektit. Padia ndaj Serbisë për gjenocid në Kosovë është pjesë e programit qeveritar, madje Kurti e ka quajtur atë “një nga përparësitë e punës së tij gjatë mandatit qeverisës”.

"Ne jemi të bindur që Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë në luftën e fundit tek ne dhe kjo e meriton një padi dhe qeveria e Republikës së Kosovës e ka përgatitjen e saj obligim ndaj historisë tonë, ndaj qytetarëve që kanë plagët e hapura dhe qe besa edhe ndaj ardhmërisë sonë, që kërkon një shtet demokratik, një shtet të drejtë në të cilin dihet qartë se kush është agresori e kush është viktima”, tha ai pas miratimit të programit të vet qeveritar.

Kjo nuk është hera e parë që Rama del në krah të Vuçiçit, kundër kryeministrave të Kosovës. Emblematik është rrëfimi i Ramush Haradinajt në takimin në Samitin e Berlinit kur ai tregonte i irrituar se si Edi Rama i kërkonte që të tërhiqej nga taksa 100% për produktet serbe në sy të të gjithëve shefave të shteteve në Berlin. Haradinaj madje ka shtuar një detaj që dëften shumë për karakterin e Ramës: “Ai m'i bënte këto kërkesa në gjuhë të huaj që ta dëgjonin edhe të tjerët se ishte kundër meje”.

Po aq i rëndë është edhe momenti tjetër i takimit për Shengenin Ballkanik në Tiranë, kur pas një deklarate të Vuçiç, Rama shpërtheu në etiketime ndaj liderëve të Kosovës që i kishin prishur punë me “mikun” e privilegjuar në Tiranë. Më e rënda nga deklaratat qe se politikanët kosovarë po e minonin këtë proces për interes të politikave të tyre të brendshme. Rama aludoi hapur edhe kundër Vetëvendosjes dhe liderit të saj Albin Kurtit, kur tha se “nuk mund të ecet përpara me fantazi neo- marksiste dhe proteksionizëm si ai që aplikojnë shtete të mëdha si Kina apo ShBA”.©Lapsi.al

https://lapsi.al/2019/04/30/haradinaj-deshmon-dyfytyresine-rama-flet-ndryshe-me-te-huajt-ndryshe-per-shqiptaret-video/

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI