Flash

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Parlamenti një ngjyrësh voton kundër Metës/ 104 vota për shkarkimin e presidentit

Lapsi.al 9 June 2021
Parlamenti një ngjyrësh voton kundër Metës/ 104 vota

Kuvendi ka votuar me shumicë (104 deputete) pro shkarkimit te presidentit Ilir Meta me një shumicë më të madhe votash sesa i duhej mazhorancës, duke i hapur rrugë procesit në Gjykatën Kushtetuese që do e zgjidhë përfundimisht fatin e kreut të shtetit.

Fillimisht deputetët e PS bashkë me ata të opozitës së re që e humbën mandatin në 25 prill miratuan me 104 vota pro (vetë 7 kundër) raportin e Komsionit Hetimor që konstatonte shkelje të rënda të kushtetutës. Ajo që bëri përshtypje qe fakti se ky votim u bë i hapur, deputetët i mbushnin fletët në sallë nën vëzhgimin e njëri tjetrit dhe ndërkohë që kolegën e tyre vazhdonin të diskutonin në foltoren e kuvendit.

Nga e njëtja tribunë kryeministri Rama, në një fjalë të shkurtër përcaktoi ato që ai i konsideroi shkeljet e rënda të kushtetutës.

“Ilir Meta ka poshtëruar Kushtetutën, ka shëmbur institucionin e garantit të unitetit kombëtar. Ilir Meta ka dhunuar kufirin jetik të ndarjes së pushteteve e demokracinë tonë parlamentare. Ilir Meta ka turpëruar Shqipërinë dhe popullin shqiptar në marëdhënien me SHBA” tha ai përpara deputetëve.

https://lapsi.al/2021/06/09/rama-sfidon-meten-shihni-gjestin-qe-ben-duke-votuar-kunder-tij/

Sipas Kushtetutës së Shqipërisë për të shkarkuar kreun e shtetit duhet që të votojnë 2’/3 e kuvendit pra së paku 94 deputetë. Socialistët, nga zgjedhjet e vitit 2017 prej nga buron ky uvend kanë 74 mandate. Ata blenë rrugës 3 deputetët çamë dhe më pas në zgjedhjet e 2021 rekrutuan edhe 10 deputetë që i bënë pjesë të listave të tyre në garën e 25 prillit.

Por votimi i sotëm kundër presidenti tregon se joshja ka qenë shumë më e madhe.

Ndërkohë që në kuvend zhvillohej debati lidhur me fatin e tij, Ilir Meta, që ka treguar më parë se ka "zero shqetesim" për këtë proces, kishte organizuar një ceremoni me këngë e valle për dekorimin e disa pjestarëve të asamblit të Dibrës.

https://lapsi.al/2021/06/09/koment-votimi-i-fundit-i-limonit-te-shtrydhur-majko/

Tani çështja pritet të kalojë mbi supet e shtatë anëtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese që duhet të vendosin me pesë vota pro nëse presidenti ka bërë shkelje të rënda të ligjit themeltar të shtetit. Kjo gjykatë ka tre muaj kohë për ta marrë në shqyrtim këtë çështje, ndërkohë qe kuvendi duhet ta depozitoje ate per 5 dite.

https://lapsi.al/2021/06/09/kuvendi-e-shkarkoi-me-104-vota-cndodh-tani-me-ilir-meten-hapat-qe-do-nderrmerren-muajt-e-ardhshem/

Tentativa e parë për shkarkimin e Metës që u filluar pas çdekretimit prej tij të zgjedhjeve lokale u interpretua nga Komisioni i Venecias si një tejkalim i kompetencave të presidentit por që nuk përbënte një shkelje të rëndë Kushtetuese.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI