Kongresmeni amerikan e pyet per Berishën/ Shikoni si përgjigjet Antony Blinken
Por këtu e rëndësishme nuk është fakti që Blinken nuk ishte në djeni, por fakti që një kongresmen amerikan u detyrua të shfrytëzojë një seancë atipike për të bërë pyetje edhe më atipike. Se përse shërbente kjo, tashmë është e qartë. Ditën e sotme një media e Washingtonit, ku dalin shpesh artikuj që i interesojnë opozitës shqiptare, e komentoi dialogun e kongresmenit republikan të New York, Lee Zeldin me Sekretarin e Shtetit. Washington Times e quajti Berishën një mik të administratave Bush dhe pretendoi se për faktet që ai akuzohet mungojnë provat. Edhe pak ditë më parë, ajo i kishte marrë një intervistë Berishës ndërsa dje shkruante:“Ky debat u hap afërsisht një javë pasi Z. Berisha, një njeri me kohë të gjatë i qendrës së djathtë i skenës politike post-komuniste të Shqipërisë, i tha Washington Times në një intervistë se ai besonte se Departamenti i Shtetit ka "zero prova" për të mbështetur pretendimet kundër tij. "Është bindja ime e thellë që kjo deklaratë kundër meje është mbështetur tërësisht në keqinformim që z. Sekretar i Shtetit Antony Blinken ka marrë nga një proces i korruptuar lobimi që përfshin [Kryeministrin aktual shqiptar] Edi Rama dhe George Soros, të cilët janë miq të ngushtë”, tha për The Times z. Berisha në fund të majit. “Ata nuk kanë prova. Aspak. Nëse ata do të deklaronin një të vetme, unë do të isha shumë mirënjohës. Por ata nuk kanë asnjë provë konkrete të bazuar në fakte, e jo manipulim apo shpifje ”. Gjithashtu Washington Times pretendon se ka intervistuar edhe një zyrtar amerikan për euro azinë i cili ka mbetur i befasuar nga procedura që është ndjekur për shpalljen non grata të Sali Berishës. “Një ish zyrtar i lartë i SHBA, i cili foli në kushte anonimiteti, vuri pikëpyetje ndaj dëshmisë së sekretarit të shtetit. "Mënyra me të cilën ai tregoi se u mor ky vendim nuk është e qartë," tha zyrtari, i cili kërkoi të mos përmendej me emër në këtë artikull sepse ata nuk ishin të autorizuar të flisnin për këtë çështje. "Ky pretendim kundër z. Berisha që z. Blinken shpalli, i befasoi të gjithë në zyrën evropiane", tha zyrtari për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit. "Nëse procesi që përshkroi z. Blinken kishte ndodhur në të vërtetë, të tjerët nga lart dhe poshtë zinxhirit komandues diplomatik të SHBA do të ishin përfshirë në verifikimin e një pretendimi si ky përpara se të bëhej publik," tha zyrtari. "Por këto pretendime erdhën nga lart poshtë, jo nga poshtë lart". Gazeta është marrë gjithashtu edhe me pretendimin e Blinken se kush do më shumë informacion për këtë çështje duhet t'i drejtohet Deparatamentit të Shtetit. Por ajo pretendon se e ka kërkuar këtë dhe nuk ka marrë përgjigje. “Z. Blinken, ndërkohë, e orientoi z. Zeldin në Byronë e Departamentit të Shtetit për Çështjet Legjislative dhe anëtarët e medias në Zyrën e Zëdhënësit. Andi Bushati: A e mbron dot më PD, Sali Berishën? "Unë mendoj se sigurisht, çdokush nga media mund të bëjë pyetjen, për shembull, në informimet që bëjmë çdo ditë në Departamentin e Shtetit dhe të marrim çfarëdo informacioni që është në dispozicion të publikut", tha ai. Sidoqoftë, Departamenti i Shtetit nuk pranoi të jepte detaje për të mbështetur pretendimin kundër z. Berisha kur u pyet nga The Times përpara botimit të artikullit të gazetës më 28 maj bazuar në intervistën me ish-kryeministrin shqiptar”, shkruan Washington Times.Përplasja e fortë/ 24 orë luftë Berisha SHBA
Pra nuk ka më dyshime se edhe Berisha ka filluar lobingun e strategjisë së tij mbrojtëse. Menjëherë pasi ai dhe familja u shpallën non grata, Berisha u lidh me mikun e tij të ngushtë ambasadorin Jean Paul Carteron, ish presidentin e forumit të Cras Montana, për ta pyetur se si duhej të vepronte. Kush është avokati francez i Berishës që do mbrojë akuzën kundër Antony Blinken Ai i sugjeroi avokatin francez, Jean-Yves Le Borgne për të hapur një gjyq për shpifje në gjykatën korreksionale të Parisit. Tani ofensiva është shpërngulur edhe në Washington. ©Lapsi.al