Flash

Rama bëri votat për shkarkim, ç'ndodh tani me Ilir Metën?

Lapsi.al 9 June 2021
Rama bëri votat për shkarkim, ç'ndodh tani me Ilir
Shakarkimi me 104 vota pro qeveritare nga kuvendi nuk përbën automatikisht fundin e mandatit të Metës në presidencë. Brenda pesë ditësh parlamenti duhet ti'a dërgojnë të zbardhur vendimin e vet Gjykatës Kushtetuese e cila është instanca e fundit që vendos për fatin e kreut të shtetit. Lexo më tej:

Rama sfidon Metën, shihni gjestin që bën duke votuar kundër tij

Por, loja me afate duket se ka një ngërç. Sapo doli nga salla e parlamentit, Taulant Balla theksoi se Gjykata Kushtetuese duhet ta marrë në shqyrtim këtë çështje brenda tre muajsh ose edhe pak kohë më shumë pasi gushti është pushim.  “Çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese është i vlefshëm kur 5 prej tyre janë shprehur pro vendimit, pra vendimi i shkarkimit kërkon 5 vota në Gjykatë Kushtetuese" theksoi ai.  Pak a shumë të njëjtën gjë përsëritën ndoshta nga padija apo ndoshta me porosi edhe mediat pro qeveritare.

Parlamenti një ngjyrësh voton kundër Metës/ 104 vota për shkarkimin e presidentit

Por në fakt e vërteta nuk është kjo. Ndonëse çështja është prioritare dhe duhet shqyrtuar me shpejtësi, ligji nuk vendos afat për kohën e futjes në klaendar. Vetëm pasi gjykatësit kushtetues vendosin ta bëjnë atë pjesë të kalendarit hyn në fuqi periudha 3 mujore.     Por këtu ka dy probleme. Gushti, që e pranoi edhe shefi i deputetëve të PS, Balla, zakonisht është muaj pushimi për gjykatat dhe kjo mund të bëjë që periudha e shqyrtimit të zgjatet. Një zgjatje tjetër mund të vijë edhe nga fakti se me siguri Meta do e çojë sërisht këtë kazus në Komisionin e Venecias. (Ai kështu veproi edhe herën e parë kur Venecia mbërriti në përfundimin se presidenti nuk kishte bërë shkelje të rënda të kushtetutës). Pritja e një rekomandimi nga komisioni mund të kërkohet edhe nga anëtarë të gjykatës për të krijuar një mburojë politike dhe për të shtyrë në kohë vendimin që duhet të marrin.

Koment/ Votimi i fundit i limonit të shtrydhur Majko

Prandaj, ndonëse parlamenti e shkarkoi me 104 vota, Ilir Meta sipas të gjitha gjasave do të jetë ende në detyrë së paku deri përtej shtatorit, për të mbledhur kuvendin e ri dhe për ti dhënë Edi Ramës mandatin për krijimin e një tjetër qeverie socialiste. Prandaj është ende shpejt për të thënë se përplasja presidencë, qeveri, kuvend është drejt fundit. ©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI