Flash

VIDEO/ Deklarata bombë e Berishës: Nuk përjashtoj rikthimin në krye të PD

Lapsi.al 11 June 2021
VIDEO/ Deklarata bombë e Berishës: Nuk përjashtoj rikthimin

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë në një intervistë që dha mbrëmjen e së enjtes në Syri Tv.

8 vite pasi dha dorëheqjen nga kreu i Partisë Demokratike dhe kur deklaroi se nuk do të merrte më detyra drejtuese ai ka bërë një kthesë 180 gradë për shkak të vendimit të Sekretarit Amerikan të Shtetit që e shpalli “non grata” atë dhe familjen e tij.

Tashmë Berisha po mendon edhe rikthimin.

Kur i kujtuan shprehjen se “Sali Berisha kurrë më nuk kthehet në pozicione drejtuese...” ai iu përgjigj shkurt, por qartë.

“Kurrë mos thuaj kurrë! Never say never. E kam përdorur me Ramiz Alinë këtë shprehje dhe e përdor prapë. Unë po ecja në një drejtim, por kam ndërruar rrugë dhe po i heq të gjitha pengesat e mia” – tha Berisha.

I pyetur se me këtë deklaratë nuk e përjashtonte as rikthimin në krye të PD-së, Berisha u përgjigj prerë: “Nuk përjashtoj asnjë të drejtë time kushtetuese më”.

Kjo deklaratë e Berishës pritet të trazojë ujërat në selinë e Partisë Demokratike, por jo vetëm. Për më tepër ajo vjen vetëm 3 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve për kryetarin e kësaj force politike ku garon për një mandat të tretë Lulzim Basha dhe përballë tij janë Fatbardh Kadilli, Agron Shehaj dhe Edith Harxhi. ©LAPSI.al

https://video.syri.net/upload/videos/2021/06/nXxVzQjY1XPDU4rkM8p8_10_6982051d9dab73bb95c5c7261e4ba2cb_video_720p_converted.mp4

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI