Flash

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Rizgjedhja e Bashës/ “Fitore” mes akuzave për manipulim, Berisha në zyrë, Nishani: Maskaradë elektorale!

Lapsi.al 14 June 2021
Rizgjedhja e Bashës/ “Fitore” mes akuzave për manipulim,

PD mbylli shpejt procedurën e rizgjedhjes së kryetarit, me një nxitim që lë pas shijen e një procesi të mbyllur dhe ku rezultati dihej që kur nisi fushata 20 ditë më parë.

Pas një fushate të shkurtër dhe një dite të gjatë, ngarkuar me akuzat e kandidatëve për manipulime, gazetarëve iu shpërnda një rezultat “paraprak” që e nxjerr Bashën fitues me 81% të votave. Sipas këtij rezultati, të paralajmëruar nga Jemin Gjana, Basha mori më shumë se 40 mijë vota, Agron Shehaj rreth 6 mijë dhe Edith Harxhi me Fatbardh Kadillin më pak se 1 mijë vota secili.

Më shumë se një shpalosje alternativash, që e ngre PD nga hiri përmes votës së lirë, procesi nxorri në pah një kulturë të manipulimit të garës, si një imazh në pasqyrë i modelit që denoncohet tek pushteti përballë. Lulzim Basha kandidoi për kryetar të Partisë Demokratike, duke qenë kryetar i Partisë Demokratike. Kandidatëve të tjerë u mungoi lista e anëtarësisë, ndërsa ditën e zgjedhjeve të shumtë ishin ata që e gjetën veten, pa u njoftuar, jashtë listave.

Në shpërfillje të akuzave për manipulim dhe dirigjim të procesit, Basha përsëriti automatikisht mesazhet mbi vlerat e brendshme në parti, duke reflektuar shurdhërinë tipike të njeriut që ka pushtetin.

“Me këto vlera e kemi nisur betejën për ndryshim për Shqipërinë e shqiptarët, me këto vlera do ta çojmë deri në rrëzimin e regjimit Rama-Doshi”, tha ai edhe ditën e votimit.

Pakënaqësitë tek kandidatët e tjerë qenë të natyrave të ndryshme. Edith Harxhi tha se lista e anëtarësisë ishte thuajse e përgjysmuar. “Procesi është me probleme të mëdha, anëtarësia është përgjysmuar. Mendoj që demokratët duhet të jenë në lista. Janë penguar demokratë, themelues partie të votojnë vetëm sepse u thuhet që nuk janë anëtarë aktivë”, tha ajo.

Agron Shehaj u ankua se vëzhguesit e tij nuk ishin lejuar në disa qendra votimi. Shehaj paralajmëroi se në këto zgjedhje vendosej edhe fati i zgjedhjeve të ardhshme në vend. "Nuk zgjidhet vetëm kryetari i PD, por vendoset fati i zgjedhjeve të ardhshme. Këto zgjedhje rrisin vlerat e PD, por nëse standardi është i ulët mund të kthehet në boomerang për PD”, tha ai.

Fatbardh Kadilli foli për një garë të pabarabartë, megjithëse ngushëlloi veten se kishte qenë ai që të paktën e kishte nisur garën. “Është një garë që u mbyll siç u nis e pabarabartë, por jam i lumtur që ndeza shkëndijën e parë të saj. Iu rikthye gara falë kurajos dhe propozimit”, tha Kadilli.

Që kur Berisha lëshoi një gjysëm fjalie të paqartë se ai mund të rikthehej dhe të merrte drejtimin e PD-së, demokratët ishin sy e veshë kur ai u shfaq në selinë e PD-së. Por Berishës duket se për momentin i mjafton vetëm një shije e lehtë e pushtetit të dikurshëm.

Para se t’u bënte qejfin militantëve me disa foto, ai e shmangu pyetjen e gazetarëve nëse kishte pasur dilema kur kishte votuar. “Ah, ju kërkoni sekretin e sekreteve. E gjetët!” ishte batuta me të cilën përcolli gazetarët, para militantëve që e shihnin me adhurim në çdo lëvizje liderin e tyre të dikurshëm. Pasi votoi, Berisha qëndroi për rreth dy orë në zyrën e Lulzim Bashës.

Duke shfryrë kundër Bashës ishte Bujar Nishani në PD. Ish presidenti e quajti procesin një “maskaradë elektorale”, duke marrë përgjegjësitë se pse kishte ndihmuar edhe ai Bashën të udhëhiqte PD-në.

“Për fat të keq kjo nuk u dëshmua sot, kemi një maskaradë elektorale, më vjen keq ta them këtë, por edhe unë jam përgjegjës si shumë demokratë të tjerë, kemi lejuar që të vazhdojë projekti për të rrënuar PD-në. Gabojnë rëndë ata që mendojnë se mund ta marrin peng PD-në, mund ta bëjnë një forcë pa energji” tha Nishani.

Përgjigjia i erdhi me cinizëm nga Jemin Gjana: “Mos e ka ngatërruar me 25 Prillin ndoshta!

Krahasimi i garës që organizoi PD me 25 Prillin nuk mbetet te cinizmi, por është edhe vetë thelbi i problemit. Pa pasur kujdes për konturet që definojnë një garë realisht të ndershme zgjedhore dhe duke shpërfillur faktin se kauza e votës së lirë është një betejë e pashmangshme në muajt e ardhshëm, lidershipi i PD nuk qe në gjendje të ofrojë një model të ndryshëm nga ai që akuzon Ramën, kur flet për votën e lirë.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI