Flash

Samiti Rusi-SHBA/ Në Gjenevë fitoi Putini

Lapsi.al 17 June 2021
Samiti Rusi-SHBA/ Në Gjenevë fitoi Putini

Megjithëse pritshmëritë për takimin kokë më kokë mes dy liderve botëror ishin të ulëta, optimizmi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden teksa fliste për arritjet e samitit me homologun rus Vladimir Putin, ishte gati cinik. Përtej disa angazhimeve, pa ndonjëfarë peshe, për rikthimin e diplomatëve apo çështjeve që lidhen me sigurinë kibernetike, ajo çfarë Biden përvetësoi nga kjo pikëprekje liderësh ishte një cirk i shëmtuar diplomatik. Nga ana tjetër, Putin mori gjithçka që synonte e diç më tepër.

Qëndrimin pak më rozë se ç’i takon presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Biden e konfirmoi pak orë përpara samitit kur u shpreh se te Putin shihte një kundërshtar të denjë. Duke marrë parasysh që më herët i pari i Amerikës e ka quajtur presidentin rus një 'vrasës', kjo deklaratë u përfol jo pak në media. Më vonë u kuptua që ky do të ishte toni i gjithë dialogut mes liderve. Megjithatë, as lëvdatat dhe as fjalët e ngrohta nuk do të zbusnin mllefin e grumbulluar prej vitesh nga Putin, që priste prej kohësh një mundësi të tillë të ofruar në pjatë argjendi.

Lexo edhe: Nga vrasës në kundërshtar i denjë/ Biden ndryshon qasjen ndaj Putin, jep deklaratë disa orë përpara takimit me homologun rus

Pavarësisht se gjatë konferencës për shtyp kreu i Kremlinit tha se nuk kishte asnjë lloj keqdashjeje mes tij dhe Biden, ajo çfarë pasoi ishte një valë kritikash për politikat e ndjekura nga SHBA dhe stonimin që kjo e fundit tregon sa herë që “qorton” Rusinë.

I pyetur nga gazetarët për sulmet kibernetike ndaj institucioneve amerikane, Putin shfrytëzoi rastin për t’u shfajësuar duke paralelizuar situatën me sulmet në internet që janë bërë gjithashtu edhe ndaj Rusisë.

“Besoj se duhet të kishin nisur më herë konsultimet për sulmet kibernetike. Natyrisht të dyja palët duhet që të marrin përsipër përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre”, tha Putin.

Por presidenti rus nuk u ndal vetëm tek agresionet e ndërsjellta kibernetike. Durimi i treguar përgjatë viteve e shpërbleu me frytet e veta pasi rrethanat e takimit i dhanë atij më tepër arrogancë dhe vendosmëri teksa fliste mbi mungesën e stabilitetin politik në Amerikë. Putin nuk e la shancin t’i shpëtonte nga duart dhe komentoi ironikisht trazirat e 6 janarit në Kapitol apo edhe vrasjen e afro-amerikanit George Floyd.

“Shumë njerëz me ngjyrë në Amerikë nuk kanë as ku të ankohen, pasi sa hapin gojën i pret vdekja”, theksoi Putin.

Kur u pyet për arrestimin e kritikut të tij më të madh Navalny-t, kreu i shtetit rus tha se ai donte vetë të arrestohej. Putin u shpreh se Alexei Navalny e kishte shkelur ligjin për vite me radhë dhe se e dinte së çfarë do të merrte në këmbim të kësaj.

Sa i takon aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia, Putin tha se aktiviteti ushtarak në atë zonë ishte në zbatim të legjislacionit ndërkombëtar dhe se në fakt amerikanët ishin agresorët sepse kishin ndërtuar fortifikime të panevojshme në kufirin rus.

Çfarë tjetër asimiloi Putin nga ky samit?

Qartas të gjithë kushtet e këtij takimi favorizuan presidentin rus. Si fillim, takimi u kërkua nga SHBA-ja, që për sa i takon Kremlinit kjo mund të lexohet si një tregues që Putin është në të njëjtin nivel me presidentin amerikan.

“Këtë do Putin, të flasë me SHBA-në si të barabartë dhe në të tilla rrethana ku asnjë palë nuk mund të ketë kërkesa apo pretendime më të mëdha se tjetra”, tha Oleg Ignatov, një analist politik rus. Ignatov shtoi se në rast se Putin nuk do të merrte atë që donte, ai do të vijonte të presiononte Biden-in. Sipas analistit, qëndrimi i SHBA-së i fitoi shumë pikë Rusisë dhe kontribuoi në suksesin dhe afirmimin e Putin si një lider kryesor botëror.

Për shumë mbështetës të kreut të Kremlinit, takimi me Biden dhe gjithcka u arrit tregoi qartë se Rusia është një kockë shumë e fortë për t’u përtypur. Gjithkush prej tyre mund të argumentojë se presidenti i shtetit më të madh në botë arrin të ulet në tryezë dhe të vendosë kushte ndaj homologut amerikan, që për më shumë ka pas vetes gjithë mbështetjen e Perëndimit.

Sigurisht ngjarjet e të mërkurës demostruan edhe njëherë se sado që Perëndimi të flasë ashpër ndaj Rusisë, përsëri është i paaaftë për të mbizotëruar mbi Putin-in dhe aleatët e tij. Ndonëse në optikën e kundërshtarëve të Putin, ky i fundit nuk është ndëshkuar asnjëherë sa duhet për sa i takon helmimit të kundështarëve të tij politikë, ndërhyrjeve në zgjedhje të një shteti tjetër, mbështetja ndaj diktatorëve si rasti i Bashar al-Assad dhe aneksimi i territoreve të huaja, pak progres është bërë për ta vendosur atë përpara përgjegjësisë.

Shkurtimisht, Putin shkoi në Gjenevë duarbosh dhe u kthye në shtëpi plot me dhurata dhe fitore diplomatike.

 

Nga Paola Serjanaj

Të këshilluara

Çmimi i pandemisë/ A ka vend për festë?

Rastet e reja me covid numërohen me gishtat e dorës këtë periudhë. Pacientët në spitalin infektiv janë të paktë, ndërsa prej ditësh nuk raportohen më të vdekur ...

21:09

ide

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI