Por Albin Kurti, që gjatë kohës kur Vetëvendosja ishte në opozitë, e ka kundërshtuar atë që lëvizja e tij e shihte si formimin e nje republika serbska në mes të Kosovës, e cila parashikohet që të mbledhë rreth vetes dhjetë komuna në Mitrovicën e Veriut, Kllokot, Parteshit, Ranillug, Graçanicës, Zveçanit, Zubin Potokut, Novobërdës, Leposaviqit dhe Shtërpcës.
Ata kanë bërë betejë parlamentare dhe demostrata për të kundërshtuar Marrëveshjen e Brukselit të vitit 2013, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë.
Edhe tani, në krye të qeverisë, Kurti ka mbajtur të njëjtin qëndrim: “Asociacion një etnik në Kosovë nuk mund të ketë”, gjë që e ka çuar në fërkimin e parë me diplomatin amerikan.
“Nuk mendoj që është e mundur në rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës të ketë asociacion mbi baza etnike. Mund të ketë mbi baza zhvillimore e gjeografike por asociacion mbi bazë etnike nuk mund të kalojë as sa i përket frymës e as germës së Kushtetutës së Kosovës”, është shprehur Kurti në një prononcim për agjencinë e lajmeve KosovaPress, derisa po qëndronte në Rahovec, në shtëpinë muze të veprimtarit Ukshin Hoti.
Deri më tani pranimi i krijimit të një Shoqate të komunave serbe në Kosovë ka qenë një nga obsionet për të arritur drejt një zgjidhjeje finale në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit. Njësoj si obsioni tjetër, ai për rithikimin e kufijve dhe këmbimin e territoreve ato niseshin nga parimi se Kosova duhet të japër diçka në mënyrë që të njohet nga serbia dhe të pranohet plotësisht nga komuniteti ndërkombëtar. Kjo qasje që është ushqyer edhe nga liderët e mëparshëm kosovarë ka zënë vend edhe në kancelaritë euro amerikane.
Albin Kurti kap në befasi Vuçiçin/ 4 kërkesa në tryezë presin përgjigje nga serbët
Por ardhja e Vetëvendosjes në pushtet duket se ka përmbysuar ekuacionin. Qasja e Albin Kurtit që u pa qartë edhe në takimin e fundit të Brukselit për të folur "me Kosovën dhe jo për Kosovën" përbën një ndryshim të madh. Edhe përplasja me ambasadorin Kosnet vjen si rezultat i ndryshimit të kësaj filozofie pasojat e të cilit është ende shumë shpejt për ti parashikuar. ©Lapsi.al