Vettingu i kryeprokurores së Tiranës përplas fort Teo Jacobs me shqiptarët
Pra përplasja u bë e fortë. Nga njëra anë përfaqësuesit ndërkombëtarë hidhnin dyshime të forta për integritetin e Imerajt, ndërsa pjesa shqiptare, që shpesh është akuzuar si e kapur politikisht, vinte bast për pastërtinë e kryeprokurores së Tiranës. Ky bast është konfirmuar edhe tani me vendimin e zbardhur se “nga asnjë institucion ligjzbatues në Shqipëri nuk rezultoi asnjë lloj e dhëne, prove apo indicie që të lidhë subjektin e rivlerësimit me pretendimin e ngritur për vëzhgime apo fotografime të mundshme të ish vëzhguesit ndërkombëtar”. Po pikërisht këtu evidentohet një problem jo i vogël, i cili ngre pyetjen: A u lobua politikisht për të “shpëruar ushtaren Imeraj”, për të perifrazuar një titull të njohur filmi? Në përforcim të kësaj hipoteze ështe edhe fakti se vetëm sisa ditë pas senancës të vettingut, ende pa u çertifikuar pastërtia e saj, Këshilli i Përgjithshëm i Prokurorisë i dha Elisabeta Imerajt mandatin tre vjeçar në krye të prokurorisë të Tiranës. A qe kjo një formë shantazhi dhe presioni për ta bërë të pakthyeshëm fatin e Imerajt? Prapaskenat/ Si po i shpëtojnë vettingut njerëzit e “drejtësisë së re” Shumëkush mendon se po. Këtë version mbështeti edhe kreu i opozitës Lulzim Basha, gjë për të cilën kryeprokurorja e Tiranës e akuzoi publikisht. Pra ajo nuk e humbi rastin ta shprehte besnikërinë e saj duke goditur opozitën. Hipoteza tjetër konsiston në faktin që vërtet Imeraj mund të jetë e pastër. Që ajo as nuk ka bërë përgjime erotike dhe as e ka shantazhuar ndërkombëtarin që duhej ta vettonte. Por, në këtë rast këtu bllof dalin përfaqësuesit e OMN-së. Me këtë version i takon që holandezi Hans Kijlstra të ketë qenë një mashtrues. Po vallë i tillë paska qenë profili i të huajit që do kontrollonte drejtësinë shqiptare, për të shtuar besimin tek ky proces. Po nëse Hans Kijlstra paskësh qenë i tillë, po Theo Jacobs, pse e mbështeti? Mos vallë përfaqësuesit e OMN në Tiranë qenkan disa arrogantë, inatçinj që bëjnë drejtësi pa fakte? Natyrisht këtë betejë e fituan shqiptarët e vettingut dhe të tjerët që qëndrojnë pas tyre. Ata e shpallën të pastër Elisabeta Imerajn. Por e gjitha kjo parodi i ka vënë një njollë të pa tretshme propagandës mbi reformën në drejtësii. Sepse ky rast nuk lë vend për dilema. Ose vettingu është i kapur dhe i kontrolluar politikisht, ose nëse nuk është i tillë, përfaqësuesit ndërkombëtarë si Hans Kijlstra dhe Theo Jacobs, që do ngrinin lart besimin e publikut tek ky proces qenkan disa çilimij të pazotë dhe të pa aftë, që i besokan thashethemeve dhe nuk paskërkan respekt për faktet. Ose në njërin version ose në tjetrin, vettingu këtë radhë rezultoi një estradë, fiks ashtu siç ndodhi në fund të marsit, kur u zhvillua seanca për Elisabeta Imerajn. ©Lapsi.al