Flash

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Aksidenti/ Shuhet familja, prindrit me dy vajzat e mitura ishin kthyer për pushime

Lapsi.al 25 June 2021
Aksidenti/ Shuhet familja, prindrit me dy vajzat e mitura ishin kthyer për
Udhëtimi drejt pushimeve të verës në Shqipëri është shndërruar në tragjedi për familjen Gushi, 4 pjestarët e së cilës humbën jetën në një aksident në rrugën Fier-Vlorë. Ngjarja ndodhi herët në mëngjes, ndërsa babai, Eduart Gushi, nëna Silvana dhe dy vajzat Anastasia 14 vjeç dhe Eva, 9 vjeçe, fatkeqësisht humbën jetën nga përplasja e fortë. Eva, vajza më e vogël u nxorr e gjallë nga makina, por pak momente më pas edhe ajo humbi jetën dhe nuk mbijetoi dot, megjithë përpjekjet që u bënë për ta çuar në spital. Lexo me tej:

Borxh për dronë nga Erdogani, apo radarë për sigurinë rrugore

Policia ka mundur të zbardhë pak a shumë dinamikën e aksindentit. Shkak është bëeë një makinë tip 'Audi' me targa AA 107 XX, që lëvizte me shpejtësi mbi 150 km/orë, ku udhëtonin 3 të rinj nga Fieri. Audi i ka rënë nga pas mjetin tjetër tip 'Toyota' me targa greke, në të cilën udhëtonte Eduart Gushi me bashkështorten dhe dy vajzat e tij. Nga goditja Toyota ka dalë nga rruga dhe është përplasur duke u shkatërruar plotësisht. Për shkak të deformimit të madh, trupat e pajetë kanë mbetur të bllokuar brenda mjetit dhe vetëm ndërhyrja e zjarrfikësve që kanë sharruar makinën ka bërë të mundur nxjerrjen e tyre. [video width="640" height="362" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/06/67apsmJ5lAlGOkT94HdV_25_ce29c699435145d602cc8e59c3e35272_video_360p_converted.mp4"][/video] 3 të rinjtë që udhëtonin me mjetin 'Audi' i  kanë mbijetuar dhe janë transportuar menjëherë në spital. Mjeti i tyre u përplas edhe me një shtyllë elektrike dhe më pas ka përfunduar në kanalin anës rrugës. Të plagosurit Igli Madani, Fabio Lamaj dhe Glori Selimi janë jashtë rreziku për jetën. [video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2021/06/WhatsApp-Video-2021-06-25-at-9.06.13-AM.mp4"][/video] Të dy mjetet po udhëtonin nga Fieri drejt Vlorës. Mbetet për t’u sqaruar nëse 'Toyota” ka ndërruar korsi dhe është goditur nga mjeti tip Audi ku udhëtonin të rinjtë, apo këta ishin me një shpejtësi të tillë që nuk e kanë kontrolluar makinën dhe janë përplasur me mjetin tip Toyota ku udhëtonte familja Gushi. Familja Gushi jetonte në emigracion në Greqi. Eduart Gushi ishte nga Patosi dhe prej një viti e gjysëm jetonte jashtë bashkë me familjen. Kthimi për pushime në jug të Shqipërisë ka qenë fatal për të. Në portale është shpërndarë një foto e tij teksa i dhuron një trëndafil vajzës më të vogël, që nuk është më. Statistikat e aksidenteve Në Shqipëri, në vitin 2019 humbën jetën 227 persona. Në raport me popullsinë, vendi shënoi 80 fatalitete nga aksidentet rrugore për 1 milionë banorë. Kjo shifër e rendit Shqipërinë ndër vendet me vdekjet më të larta nga aksidentet rrugore në raport me popullsisë dhe gati 60% më të larta sesa mesatarja europiane, sipas të dhënave të tjera të Eurostat. Në Europë kryeson Rumania, me (96 viktima të trafikut rrugor për milion banorë), Bullgari (90) dhe pas saj vjen Shqipëria (nuk janë të dhënat për vendet e tjera të rajonit).©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI