Ministri Çuçi gjate vizites ne fabriken e droneve ne Turqi
Nuk ka dyshime se më shumë sesa një nevojë e brendëshme blerja e dronëve nga Shqipëria është bërë si imponim i Erdoganit për Edi Ramën. Sapo u kthye nga vizita në Anadoll kryeministri dha lajmin se Shqipëria do të blejë nga vendi mik dronë inteligjentë për sistemin e kontrollit të territorit të vendit për rendin publik. Do të prodhohen në kohë reale të dhëna mbi rrugët, bregdetin, tokën bujqësore, pyjet, rendin publik. Nuk kaluan shumë ditë dhe marrëveshja e arritur në Ankara është konkretizuar edhe në Aktin Normativ të fundit të Këshillit të Ministrave për ndryshimet në buxhetin e shtetit. Në relacionin e projektligjit thuhet se një prej ndryshimeve është në drejtim të projektit prioritar të Ministrisë së Mbrojtjes për pajisjen me drone në vlerë 1 miliardë lekë, në kuadër të marrëveshjes me Turqinë dhe masave për rritjen e kontrollit të territorit dhe sigurisë kombëtare në tërësi. Pra edhe zyrtarisht pranohet se më shumë se 8 milionë euro qeveria shqiptare i ka dedikuar për këtë projekt. Por edhe këtu ka diçka të dyshimtë, sepse nga çmimet e shitjeve ndërkombëtare të deritanishme vlera e nje seti dronesh ështe s♪7 paku trefish më e lartë.
Po pse u zbatua me urgjencë kjo kërkesë e Erdogan? Pse Turqia e e ka të rëndësishme promovimin e kësaj arritjeje teknologjike që shikohet si një shenjë e fuqisë së saj.
Përpos arsyeve propagandistike të një vendi që dikur i importonte dhe sot i sheh dronët si një instrumet i soft-poëer-it të vet në botë, ka edhe diçka që shkon përtej.
Në krye të këtij projekti turk të prodhimit të dronëve qëndron burri i vajzës së vogël të Erdogan, Selçuk Bayraktar.
Shpikjet dhe sukseset industriale kanë qenë jo të vogla për këtë inxhinier të shkëlqyer 41-vjeçar turk, i cili është shkolluar në Institutin prestigjioz të Teknologjisë së Masaçusetsit në Boston.
Kur u kthye nga Shtetet e Bashkuara në 2007, Selçuk Bayraktar, i njohur sot si gjeniu i dronëve,e shpalli menjëhrë ambicien e tij për të prodhuar dronë 100% turq. Ai qe në gjendje të bindte udhëheqësit politikë dhe ushtarakë. Qeveria e Rexhep Tajip Erdoganit ishte, në atë kohë, plotësisht e varur nga aleatët e saj, Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli, dronët vëzhgues të të cilëve u përdorën në luftën kundër rebelimit të PKK (Partia e Punëtorëve të Kurdistanit).
Pas krizës diplomatike me Izraelin në 2010, Ankara favorizoi prodhimin vendas. Si çdo gjë tjetër kjo industri u zhvillua në hijen e klanit presidencial. Dhëndri i Erdoganit u bë flamurmbajtësi.
Në më pak se një dekadë, ai është bërë një nga burrat më me ndikim të Turqisë. Martesa e saj në 2016 me Sümeyye Erdogan, vajza e vogël dhe këshilltarja speciale e Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan, ka qenë në thelb të kësaj ngritjeje maramendese.
Borxh për dronë nga Erdogani apo radarë për sigurinë rrugore
Por ishte mbi të gjitha zhvillimi i programit të dronëve ushtarakë, brenda biznesit të familjes Baykar që dikur merrej me pjesë këmbimi automobilistike, që hapi dyert për pushtet. Në pak vite, dronët "vrasës" të Selçuk Bayraktar janë bërë një armë vendimtare për ushtrinë turke në të gjitha zonat e saj të veprimit. Policia, xhandarmëria, doganat dhe shërbimet e inteligjencës turke janë sot të paisura me ato. Në shtator 2016, njëri prej tyre u përdor për herë të parë në malet e Kurdistanit në një "vrasje të shënjestruar". Analiza/ Ku po e çon vendin lidhja okulte Rama- Erdogan? Qeveria shqiptare në shtesën e papritur 8 milionë euroshe që i bëri buxhetit nuk flet për dronë lufte por për mjete që do të kontrollojë teritorin në paqe. A ishin ato prioritare? Natyrisht që jo. Po të kishte qenë kështu dronët e domosdoshëm të Erdogëni dotë ishin përfshirë me kohë në buxhet. Me sa duket kjo ka qenë një kërkesë e papritur e sulltanit neottoman gjatë vizitës së fundit të Ramës në Turqi. Dhe pas ndihmës që mori në fushatën elektorale, kryeministri shqiptar nuk thosht dot jo. ©Lapsi.al