Flash

Pikë për pikë/ Si duhet kuptuar vendimi i Kushtetueses për teatrin?

Lapsi.al 3 July 2021
Pikë për pikë/ Si duhet kuptuar vendimi i Kushtetueses për

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e cila mori në shqyrtim shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe mundësinë e ndërtimi mbi gërmadha të një godine të re ka ngjallur më shumë konfuzion sesa entuziazëm.

Nga njëra anë janë aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit që kanë thirrur fitore. Opozita gjithashtu e ka përshëndetur vendimin. Disa e kanë interpretuar se tani “TK” duhet të ringrihet ashtu siç ishte, të tjerë burgosjen e atyre që e shëmbën në mënyrë të paligjshme.

Lexo me tej:

Vendimi i Kushtetueses, PD kërkon arrestimin e Veliajt: Është autori dhe përgjegjësi direkt për shkatërrimin e Teatrit Kombëtar

Pra, me një fjalë, të gjithë ata që kanë qenë kundër dyshes kryeministër- kryebashkiak, kanë tendencën të shohin një fitore disi më të madhe sesa ajo që i’u është dhënë.

Në anën tjetër, mashtrues i lodhshëm dhe i pacipë deri në neveri, Erion Veliaj e ka përshkruar vendimin si pozitiv për të. “Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Bashkisë së Tiranës, lë në fuqi vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar”, shkruajti ai. Këtë qëndrim pa pikë profesionalizmi mbajtën edhe një sërë mediash që ushqehen me lajme të gatshme nga kryebashkiaku.

Atëherë si qëndron e verteta?

Në fakt, ajo nuk gjendet as në euforinë e mbrojtësve të teatrit dhe aq më pak në bllofet e Veliajt.

Lapsi.al i ka parë një për një, i ka analizuar dhe po përpiqet ti shpjegojë në mënyrë të thjeshtëzuar pikat e njoftimit të gjykatës, që janë shkruar me një gjuhë tejet profesionale dhe të kuptueshme vetëm për një rreth të ngushtë.

Nga njëra anë Kushtetuesja e ka hedhur poshtë Ligjin special që solli shembjen e godinës historike dhe i hapi udhë ngritjes së një teatri « modern ». Sipas gjykatës ky ligji i veçantë cënonte liritë ekonomike në vend, autonominë e pushtetit vendor si dhe mbrojtjen e trashigimisë kulturore. Pra shfuqizimi i gjithë praktikës së ndjekur deri më tani i jep një sadisfaksion të gjithë atyre që e kanë kundërshtuar këtë procedurë skandaloze.

Por ka edhe më. Gjykata e ka konsideruar si anti kushtetuese kalimin e pronësisë të teatrit nga qeveria tek bashkia. Pra kudo ku Veliaj ka fundur hundët, e ka bërë këtë në një mënyrë të paligjshme, përfshirë këtu, projektimin, tenderimet, shembjen e teatrit historik, etj.

Analiza/ Gjithë shtypi botëror kundër shembjes së Teatrit Kombëtar

Po atëhere pse kryebashkiaku bërtet fitore ? Pse ai shkruan: “Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë Bashkisë së Tiranës për prishjen e Teatrit Kombëtar”.

Pikërisht këtu ka një kleçkë. Në pikën 4 të njoftimit të Kushtetueses thuhet se kërkesa për shfuqizimin e vendimit të Këshillit Bashkiak që i hapi rrugën shembjes së godinës u rrëzua. Me sa duket gjykatësit kushtetues, në një merak ekuilibri, nuk kanë bërë dot korumin për të dënuar “aktin barbar” të shëmbjes së godinës. Por, nga kjo e deri të thërrasësh fitore - siç bën Veliaj - është një kapërcim jo logjik. Sepse kushtetuesja e ka quajtur të paligjshëm kalimin e teatrit në pronësi të bashkisë. Atëhere si mund të urdhërojë dikush prishjen e diçkaje që nuk e ka të vetën? Pra një gjë është e qartë, gjithçka që kryebashkiaku i Tiranës ka bërë me teatrin ka qenë në kapërcim të ligjit.

Po atëherë, kush ka fituar?

Këtu çështja është më e nuancuar. Sepse kushtetuesja vërtet i dha urdhër bashkisë: “larg duar nga teatri” dhe kjo përbën një fitore morale për të gjithë ata që kanë mbajtur prej kohësh këtë qëndrim, por në vendimin e saj nuk ka qoftë edhe një shenjë, as që teatri do rindërtohet ashtu siç ishte dhe as që nuk do vazhdohet me planin e projektit të Bjarke Ingels-it.

Sepse askush nuk e pengon qeverinë Rama që ta vazhdojë të njëjtën kapriço. jo më me lali Erin por fjala vjen me Ministrinë e Kulturës. Pra, nëse qeveria do të ndërtojë një teatër të ri - sikurse vazhdonn të këmbëngulë - tenderin e ri mund ta bëjë një nga ministritë dhe jo bashkia, pasi si pronare e tokës, qeveria mund të bëjë atë që i teket mbi truallin e saj.

Zëri i Amerikës: Gjykata Kushtetuese nuk vendosi dot nëse duhej shembur Teatri Kombëtar

Pra, i përmbledhur në mënyrë të thjeshtëzuar, vendimi i Kushtetueses, që ende nuk është zbardhur i plotë, nuk është aq i fortë sa duket në pamje të parë. Ai vërtet hedh një hije të errët mbi mënyrën se si ka proceduar qeveria dhe bashkia në këtë aferë, por nga ana tjetër, gjykata nuk duket ta pengojë ndërtimin e një teatri të ri ashtu siç e do Edi Rama, me arkitektin, projektin dhe shumën financiare që ka vendosur personalisht ai. Pra aktivistët e Aleancës për Teatrin mund të ndihen të kënaqur se qëndrimet që kanë mbajtur në të shkuarën janë konfirmuar, por ata ende nuk kanë marrë as edhe një garanci për të ardhmen.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI