Flash

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Saga Tahiri/ Përveç kushërinjve, edhe ish-truprojat në trafikun e drogës

Lapsi.al 2 July 2021
Saga Tahiri/ Përveç kushërinjve, edhe ish-truprojat në

Një operacion i SPAK kundër trafikut të drogës ka risjellë edhe një herë në vëmëndje ish Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri, që u largua nga politika dhe rrezikoi të burgosej, pasi kushërinjtë e tij u kapën në Itali për trafik droge.

Rezulton se për dy truprojat e ish ministrit, Agustin Deda dhe Hekuran Marku u firmosën urdhër-arrestet për përfshirjen në trafikun e drogës. Të dy ishin tërhequr nga policia dhe vazhdonin jetën jashtë strukturave të rendit, por dëshmitë e disa të penduarve në Itali kanë shpluhurosur "mëkatet" e vjetra, të 5 viteve më parë.

Truprojat e Saimir Tahirit akuzohen se dilnin garant për kalimin e gomoneve me kanabis nga brigjet shqiptare drejt atyre të Italisë. Kanë qenë pikërisht disa trafikantë shqiptarë të kapur në Itali për 2.5 ton kanabis, që janë rrëfyer para autoriteteve italiane.

"Zyrtarët publik, në disa raste pronarë të drogës, kanë garantuar, jo vetëm nga ana tokësore, por edhe detare në Shqipëri, që dërgimi i lëndës narkotike i destinuar në brigjet e Puglia-s të kryhej me siguri të plotë" thuhet në njoftimin e SPAK.

Agustin Deda, Foto TCh

Hekuran Marku, Foto TCh

Dosja e truprojave të ish Ministrit të Brendshëm është një tjetër provë e kriminalizimit të policisë së shtetit deri në nivelet e saj më të larta gjatë kohës që drejtohej nga Tahirir. Kur u akuzua për kushërinjtë, Tahiri u betua se nuk kishte afërsi dhe ishte takuar rrallë me ta.

"I pandehuri Saimir Tahiri ka deklaruar se me këta shtetas ka lidhje farefisnore shumë të largët, por nuk kujtonte të kishte pasur ndonjëherë njohje personale me Moisi dhe Florian Habilajn, ndërsa tha se me Artan Habilajn mund të jetë takuar nja dy herë vite më parë, por që nuk i kujtohej saktësisht koha” thuhej në dosjen e prokurorisë.

Mbetet për t'u parë nëse ish Ministri i Brendshëm do të përfshihet në këtë dosje të re të SPAK, që ka vënë në pranga dy nga njerëzit më të afërt të Tahirit gjatë ushtrimit të detyrës. Gjasat që ish ministri të mohojë njohjen edhe me dy truprojat e tij janë të pakta.

Në këtë aksion u arrestuan 38 persona, mes tyre edhe prokurori i Vlorës, Maksim Sota apo Shefi i Antitrafikut, Ilirjan Balla, por dy ish truprojat e Saimir Tahirit, sipas SPAK ishin të përfshirë direkt në trafikun e drogës.©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI