Flash

Narko-policia/ Roli i truprojave të Tahirit në trafik dhe si fikeshin radarët për gomonet me drogë

Lapsi.al 4 July 2021
Narko-policia/ Roli i truprojave të Tahirit në trafik dhe si

Rëfimi i skafistëve Maringlen Shusha, Donial Drolli, Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini të kapur në Itali me drogë, ka zbuluar se si kontrollohej nga nivelet më të larta të policisë trafiku i narkotikëve drejt italisë. Copëza nga dëshmia e dy skafistëve, që mund t'i lexoni më poshtë, implikojnë ish-drejtues të lartë të policisë së shtetit, që ishin bërë njësh me trafikantët e drogës në periudhën kur Ministria e Brendshme drejtohej nga Tahiri.

Kreu i grupit të trafikut të drogës drejt Italisë, është Ilirjan Duçellari, i cili nëpërmjet njohjeve të tij kishte garantuar kalimin e sigurtë drejt Italisë të sasive të mëdha të kanabisit. Madje drejtuesit e policisë në disa raste ishin vetë prezent në nisjen e gomoneve drejt Italisë.

Sipas dëshmive, Zëvendës Drejtori i Policisë së Vlorës, Ilirjan Balla garantonte kultivimin, përpunimin dhe më pas transportin e drogës deri sa këto ngarkoheshin në gomone.

Më pas, Oficeri i Policisë të Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Vlorë, Festim Lelaj (foto lart) garantonte kalimin e drogës në det, duke fikur radarët përkundrejt pagesës prej 15 mijë euro.

"Nga toka, Lani kishte persona të ndryshëm, po sidoqofte ishte armik me Drejtorin, ndërsa përsa i përket detit, Drejtorinë e Kufirit, ishte impenjuar një person me emrin Festim, qe unë e di se punon për policinë. Është një person i shëndoshë, me flokë të shkurtra, e di që ka nje lokal në rrugën ku është lokali i Lanit, e në atë periudhën vinte ke ne me nje Klas E, me ngjyrë gri, në 2005-2006. Ky ka ardhur disa herë, ka folur në tavolinën afër për të garantuar, për të siguruar pjesën e detit, e, me sa mbaj mend, nja dy herë ka ardhur bashke me nje person tjetër, që ka thene qe edhe ai ishte një që punonte në polici, ishin moshatar, me floke te bardha, me duket se quhej Gjergji, nëse nuk gaboj, e se ky Lani a Festim do t'i jepte 15.000 Euro për të siguruar pjesën e detit, e lekët i kam parë. Momenti në të cilin ia ka dorëzuar nuk e di, sepse për ngjarjen e 2015 une isha në Itali e siç kam thëne, nese nuk gaboj, ky Festimi, pasi Ilirjani është spostuar si Zevendes Drejtor në Dibër, me duket se edhe Festimin e kane spostuar gjithmone si Shefi Policise Komisariatit ne Diber"

Unë di që kur gomonia arrinte nga Italia në Divjakë, apo kur gomonia shkonta nga Italia në Divjakë, ky radar fikej e për rreth 40 min, 1 orë, ky radar fikej e sipas muhabeteve të bëra ke ‘Lani’ edhe makinat e policisë tokësore edhe ato të kufirit , sipas meje, ama policia e kufirit ka tip makina Land Rover, policia e kufirit është ajo që kontrollon bregun, e Lani më thotë që policia bënte.. themi.. vërente gjatë ngarkimit. Domethënë donë të thotë që këta polica, për shembull janë ata që rrinë zakonishtë në postën e kufirit, unë nuk e di sa janë në vendin që fikin radarin, e mendje se janë një person a dy, rrinin aty kur gomonia ngarkohej. Pjesa tjetër e punonjësve të policisë ishte në zonën ku ishte radari..edhe nga ana tjetër e detit, edhe nga ana e tokës kanë marrë 30 000 euro për punën që është kapur në 2015, sepse kur është bërë sekuestrimi afër Delta Forcë, asnjëri prej djemve si ka kërkuar lekë Lanit, sepse unë mund ti thoja shumë mirë: ‘Unë e bëra, kam shkuar e kam mbaruar , ose djemtë që kanë angazhuar vetëm shtetit dhe e di që 15 000 janë paguar për tokën e 15 000 për ujin, domethënë detin … e për pjesën detare, themi për ujin, ka folur me Festimin, ndërsa për pjesën tokësore, ai , Ilrijanin e kishte aty, e kishte 24 orë mbi 24 të pranishëm… Ilirjani ka marrë pjesë kur gomonia është nisur e ka marrë pjesë normalisht, sepse e thashe edhe dje, që është marrë hard disku nga hoteli… sepse ishte parë Ilirjani… sepse është kontaktuar , kontaktonte me numra të tjerë, jo vetëm numrat që unë sillja këtu me vetë, por edhe numrat e tjerë, që ishin atje, që ishin numrat për Geni, për pjesën e detit, për atë të tokës…", ka rrëfyer i penduari i drejtësisë, Maringlen Shusha.

Nga dëshmia e Maringlen Shushës, në këtë çështje është përfshirë edhe prokurori i Vlorës, Maksim Sota. Sipas dëshmitarit, Maksim Sota kishte shoqëri me trafikantin e drogës dhe i kishte premtuar t’i zgjidhte problemet me drejtësinë. Në dëshminë e tij, i penduari ka rrëfyer se

Maksim Sota kishte jetuar në të njëjtën shtëpi me të, qiranë të cilës e paguante Ilirjan Duçellari.

Truprojat e Saimir Tahirit

Dy truprojat e Tahirit dalin në dëshminë e Ferhat Ajdinit në momentin kur ky do të ngarkonte një sasi kanabisi në gomone. Ai ka shpjeguar se si u njoh me dy italianë me emrin Silvio dhe Mimo dhe se mes datave 8 dhe 10 dhjetor i pajisën me një GPS dhe se si u nisën në Shqipëri nga një port i vogël.

“Pasi mbërritëm në Shqipëri, lamë gomonen afër Shkumbinit. Në Shqipëri u takuam me një mik të Malton Lleshit që quhet Pingio dhe me një tjetër të quajtur Gusti e tjetri me emrin Hekuran, që erdhën të flisnin për punën e bombës e të lekëve që donte Malton Lleshi. Hekurani dhe Gusti thanë që ishin truprojat e ministrit të brendshëm shqiptar me emrin Saimir Tahiri . Të tre thanë që kishin drogë për të dërguar në Itali dhe që për transportin e të cilës ne do të paguanim borxhin që kishim me Lleshin”

Kjo sipas dëshmitarit të drejtësisë e bindën atë dhe Seferin që të nisej drejt Shqipërisë në datën 19 dhjetor. Ai përshkruan se si personat, mes tyre, truprojat e Tahirit dhe të tjerë persona të pranishëm ishin pjesë e policisë.

“Pingio, Gusti dhe Hekurani dhe tre katër djem erdhën nga Tirana ku kishim lënë gomonen. Erdhën me furgonat e ngarkuar me drogë. Ishin tre me targat e Tiranës. Ata na ngarkuan gomonen me marijuanë. Gjatë ngarkimit të gomones , Gusti dhe Hekurani kishin radiot e pistoleta, ata janë policë, por nuk ishin me veshje policie”– tregon i penduari në dosjen hetimore.

“Unë kam parë dhe radiot dhe pistoletat e sintonizuara në kanalin e policisë shqiptare. Me radio folën me kolegët e tyre policë duke i thënë që po shkonte çdo gjë mirë. Rreth orës dy apo tre të natës, jemi nisur nga Shqipëria dhe mbasi mbërritëm në Itali në datën 21 dhjetor u bllokuam nga Guardia Costiero, provova të merrja Shpëtim Shehin kur po arrija afër bregut, por ai nuk u përgjigj”- thotë në dëshmi i penduari.

Ish-truprojat e ish ministrit të Brendshëm rezultojnë protagonistë edhe në një moment tjetër të dëshmisë, kur droga sigurohet në Tepelenë.

“Bashkë me Pingion, e Hekuranin shkuam në Memaliaj ku kishin kultivuar drogën në një platancion në hapësirë që ishte e shpërndarë në dy tre zona në mes të pyllit. Jam në gjendje ta gjej atë vend, ne i kemi parë bimët nga larg duke na i treguar ata, nga dy- tre kilometyra larg. Kemi hyrë në një magazinë ku ishin 20 apo 30 punëtorë që po pastronin gjethet e marijuanës që ndodheshin në thasë të mëdhenj. Nuk ishte Agustini në këtë rast, Pingio ishte specialist I kultivimit dhe I rritjes siç na tha ai . Platancioni ishte I Hekuranit e Pingio komandonte punëtorët që merrnin 10 deri në 15 euro dita.Pingio ka marrë në telefon Agustinin dhe Hekuranin duke i thënë që kishim parë policinë lokale, ndërkohë që ishim me dy sasi të lëndës marijuanë. Pingio më tha se duhet të prisnim Agustinin dhe Hekuranin deri kur të mbaronin shërbimin se ishin bashkë me ministrin e do ta shoqëronin tek shtëpia. Kur e pamë policinë nuk ndaluam. Ndërkohë që prisnim të vinte Agustini dhe Hekurani , ata kanë marrë Pingion dhe I kanë thënë të rrinte i qetë sepse nuk kishte asnjë sinjalizim për transportin tonë”.

Sipas të penduarit pritja ka zgjatur deri në mesnatë. Derisa aty kanë mbërritur truprojat. "Agustini dhe Hekurani kanë mbërritur tek ne, kanë ngarkuar drogën e kemi shkuar në Vilboshtovë afër lumit Shkumbin. Në ngarkim ishim pesë, unë, Ajdini e tre persona të tjerë. Të tjerët udhëtonin me mercedezin e Vitos e një makinë e përdorur për vdekjet. Dy bodigardët nuk ishin të pranishëm në ngarkim dhe në nisje” ka treguar i penduari.

Ish truproja e Saimir Tahirit, Agustin Deda i ka mohuar akuzat. Në një intervistë për Klodian Lalën e News24, ai u shpreh: Janë akuza të pabaza. Jam i pastër dhe nuk kam bashkëpunuar kurrë me askënd për të trafikuar drogë. Na bënë neve më të fortë se Edi Rama dhe këto janë sulmet për të rënduar pozitën e Saimir Tahirit. Duke përmendur emrat tonë, po shmangin vëmendjen nga zyrtarë policie apo persona të tjerë të përfshirë në veprimtari kriminale"/Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI