Flash

SPAK arreston kryebashkiakun/ Fatos Tushe peshk i madh apo i vogël

Lapsi.al 6 July 2021
SPAK arreston kryebashkiakun/ Fatos Tushe peshk i madh apo i vogël
Kreu i SPAK, Arben Kraja bëri të ditur vetëm dy ditë më parë se institucioni që ai drejton do të bëjë publike zyrtarë që kanë abuzuar me fondet. Dhe lajmi nuk vonoi. Në rrjetën e prokurorisë së Posaçme ra një peshk i përmasave mesatare si kryebashkiaku i Lushnjes Fatos Tushe. Ai është arrestuar bashkë me dhjetë bashkëpunëtorë të tjerë kryesisht zyrtarë lokalë dhe dy biznesmenë me akuzën se kanë shkelur rregullat e tenderimit duke shkaktuar një dëm prej 24 milionë lekë në një tender për kanalet ujitëse. Tushe u arrestua në zyrën e tij është marrë aty në pyetje dhe më pas, ndërsa forcat RENEA kanë kryer kontrolle në banesën e tij private ai është shoqëruar  në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku do të merret në pyetje dhe do të mbahet deri në dhënien e masës së sigurisë. Ai është shoqëruar nga shefi i seksionit për Hetimin dhe Korrupsionin në drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit me një makinë pa logo policie, sipas protokollit për shoqërimin e zyrtarëve të lartë. Lexo me tej:

Tenderi 24 milionë lekë që çoi prapa hekurave kryetarin e Bashkisë Lushnje

Operacioni është shtrirë në Ndërmarrjen e Pasurive Publike në Lushnje, ku është janë shoqëruar disa persona nga zyra e Urbanistikës dhe Kadastrës.  Zyrtarët e ndaluar bashkë me Tushen akuzohen se kanë kryer veprën penale të “Korrupsionit pasiv” dhe abuzime me tenderat e bashkisë, në lidhje me pastrimin e qytetit ku dyshohet se vepronte një grup kriminal.

SPAK reagon zyrtarisht për arrestimet në Lushnje (TË GJITHA DETAJET)

Menjëherë për këtë aksion që e përshëndeti edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim duke e cilësuar si fillimin e fundit të pandëshkeshmërisëe, të cilin edhe lideri i opozitës basha e konsideroi si hap pozitiv foli edhe shefi i qeverisë. Kryeministri Edi Rama mbajti një qëndrim të ndryshëm nga standarti që kishte vënë kur në të njëjtën pozitë u vendos Saimir Tahiri. Ai as nuk ngriti pikpyetje për prokurorët as shpreu dyshime për hetimin: “Kryetari i Bashkisë së Lushnjës dhe cilido tjetër i akuzuar nga drejtësia në këtë rast apo në çdo rast, nuk do të ketë asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste e duhet të përgjigjen vetë para drejtësisë, me avokatët e tyre e me gojën e tyre! PS u shërben zgjedhësve jo të zgjedhurve" tha ai.

(VIDEO) Policia duke arrestuar zyrtarët në Lushnje

Po pse këto dy standarte. Njëra nga hipotezat mund të lidhet me reputacionin e SPAK dhe mbështetjen që i japin atij ndërkombëtarët. Por më i mundshëm është versioni i përtkrahjes politike për të goditur peshqit e vegjël. Pra Rama me këtë qëndrim vendos kufirin se deri ku toleron të preken njerëzit e tij.

Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes/ Reagon Rama: S’ka asnjë mbrojtje nga Partia Socialiste

Sepse ndonëse goditja e kryebashkiakëve nuk është e përhapur në Shqipëri, fakti që SPAK e nisi nga Lushnja, për një tender që krahasuar me ata që bëhen në Tiranë ngjan qesharak (24 milionë lekë) ngre disa dyshime. Gjithçka duhet të dini për atentatin në Lushnje/ Pazaret e prishura mes Tushes dhe ish-shoferit Megjithëatë goditja e SPAK nuk është pa kosto politike për PS-në. Së pari se kjo histori është një tjetër dëshmi e korrupsionit kapilar të njerëzve të saj. Dhe e dyta sepse ai lë një vend bosh më shumë në një tjetër bashki të vendit. Nga zgjedhjet moniste të qershorit 2019 Lushnja mund të bëhet qyteti i shtatë që ka mbetur pa një kryetar të zgjedhur(lexo linkun poshtë). Si ranë njëri pas tjetrit gjashtë kryetarë bashkie? Po të shtosh këtu edhe Vlorën nga e cila Dritan Leli pothuajse është ekskomunikuar nga PS nuk është çudi që vendi ti drejtohet zgjedhjeve të reja. ©Lapsi.al    Të arrestuarit nga SPAK janë:  Arrest me burg Fatos Tushe, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnjë Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk Gazmend Çela, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës Bektash Nexha zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës Në arrest shtëpie Margarita Gjermeni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës.  

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI