Përfaqësuesit ndërkombëtarë të cilëve u prin ambasadorja Yuri Kim, kanë fituar një tjetër betejë në luftën e egër për vettingun e prokurores së Tiranës Elisabeta Imeraj në mbrojtje të së cilës janë përfshirë zyrtarë të lartë, oligarkë dhe pronarë mediash.
Sot kur ishte në afatin e fundit për ta hedhur këtë hap, Komisionerit Publik i ka dalë frika duke ankimuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për Drejtuesen e Prokurorisë së Tiranës.
Nëpërmjet
këtij ankimi, Komisioneri Publik kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit të marrë në shqyrtim çështjen në seancë publike dhe, në përfundim të gjykimit, të ndryshojë vendimin nr.363, datë 1.4.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, duke vendosur shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit, znj. Elizabeta Imeraj.
Imeraj ishte akuzuar nga ish përfaqësuesi hollandez i OMN-së, Hans Kijlstra, se ajo e ka përgjuar, se madje i ka kapur disa imazhe me kontekst erotik, duke e shantazhuar në funksion të fitimit të vettingut. Madje këto aludime e kanë bërë edhe përfaqësuesin tjetër të OMN-së, Theo Jacobs, të zhvillojë një nga seancat më të ashpra të marrjes në pyetje që kanë ndodhur për ndonjë prokuror apo gjykatws.
Në fund të marsit, agjensia BIRN raportoi se midis Jacobs dhe treshes së shqiptarëve që do gjykonin për Imerajn shpërthyen pakënaqësitë dhe sakrazma: “Ju nuk keni pyetje i nderuar kryetar? Unë kam disa” iu drejtua përfaqssueesi i OMN kryetarit të trupër gjykuese, Olsi Komici. Ai pohoi se kolegu i tij, Hans Kijlstra – tashmë i larguar nga ONM, i kishte lënë në dorë disa vëzhgime bashkë me informacionin e sigururuar nga dy burime, një shqiptar dhe një i huaj, që Imeraj kishte vënë njerëz ta ndiqnin dhe ta fotografonin, përfshirë pretendimin se kishin foto kompromentuese ndaj tij.
Lexo me tej:
Vettingu i kryeprokurores së Tiranës përplas fort Teo Jacobs me shqiptarët
Përplasja u bë e fortë. Nga njëra anë përfaqësuesit ndërkombëtarë hidhnin dyshime të forta për integritetin e Imerajt, ndërsa pjesa shqiptare, që shpesh është akuzuar si e kapur politikisht, vinte bast për pastërtinë e kryeprokurores së Tiranës. Ky bast është konfirmuar gjatë qershorit me vendimin e komisionit të vettingut se “nga asnjë institucion ligjzbatues në Shqipëri nuk rezultoi asnjë lloj e dhëne, prove apo indicie që të lidhë subjektin e rivlerësimit me pretendimin e ngritur për vëzhgime apo fotografime të mundshme të ish vëzhguesit ndërkombëtar”.
Kjo e bëri të ndërhyjë edhe ambasadoren amerikane. Në një rast të rrallë dhe të pa precedent, Yuri Kim, reagoi publikisht ndaj procecit të vettingut për drejtuesen e prokurorisë së Tiranës.
Këtë rast, i cili u bë simbolik, sepse për herë të parë vuri përballë, trupën shqiptare të vettingut të kontrolluar politikisht, kundër ndërkombëtarëve të ONM, deri më tani diplomatët e huaj e kishin trajtuar në kulisa. Ata patën bërë presion në mënyrë që pretendimi se një vëzhgues ndërkombëtar, holandezi Hans Kijlstra, është përgjuar në një aferë erotike nga njerëz të vënë nga prokurorja Imeraj për qëllime shantazhi, të merrej parasysh.

Por me sa duket pretendimet e diplomatëve përnnjë farë kohe dështuan. “Ka pasur një presion shumë të fortë për këtë çështje, një oligark i njohur, një njeri shumë pranë shefit të qeverisë që merret me punët e drejtësisë dhe disa manjatë të mediave kanë lobuar që pretendimet e vëzhguesve ndërkombëtarë të OMN-së të mos dëgjoheshin” tha në qershor për Lapsi.al një diplomat i huaj në Tiranë në kushtet e anonimatit. “Pavarësisht presionit ndërkombëtar komisioni i vetingut nuk e zbardhte vendimin prej tre muajsh dhe ndonëse u takua me përfaqësues diplomatikë, komisioneri publik nuk ishte i sigurtë që do të bënte ankimim kundër Imarajt” tha ai.
Dhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kur shpalli vendimin pro Imerajt (trupa kryesohej nga Olsi Komici, me relator Roland Ilia dhe anëtare Suela Zhegu) as denjoi të hetonte mbi pretendimet e ONM, për përpjekje për ndikim të paligjshëm në proces.
Vettingu po kthehet në estradë/ Konflikti i prokurores Elisabeta Imeraj me ndërkombëtarët
Yuri Kim u detyrua të flasë publikisht pasi dështoi në presionin e zhvilluar në kulisa. Dhe në të folurën e saj u duken notat e shqetësimit se reforma në drejtësi po i ikën nga kontrolli edhe SHBA e BE.
Ankimimi i ONM për Elisabeta Imerajn/ Yuri Kim për vettingun: Të shohim a do shmanget apo do japë përgjigje drejt
Me sa duket alarmini ambasadores është dëgjuar dhe ndonëse në afatin fundor dhe me konflikte të brendëshme mes komisionerëve, komisioneri Publik e ka ankimuar çështjen duke kërkuar shkarkimin e Elisabeta Imerajt.
©Lapsi.al