Flash

Video/ Milan thyen tabunë Stadium, Juventus jashtë Champions: 0-3 pasqyrë e sezonit të Pirlos

Lapsi.al 9 May 2021
Video/ Milan thyen tabunë Stadium, Juventus jashtë Champions: 0-3

Milan triumfon në ndeshjen-Champions kundër Juventus. Në takimin e fundit të javës së 35 të Serie A, kuqezinjtë dominojnë 3-0, thyejnë tabunë Stadium, marrin vendin e tretë e lënë Ronaldo e të tjerët -3 me përplasjen direkte në favor. Sfidën e zhbllokoi një magji e Brahim Diaz në të 46'. Szczesny priti një penallti ndaj Kessie (58'), por Djalli i mbylli hesapet me Rebic (78') e Tomori (82').

Play-off për Champions League foli për kuqezinjtë. Me ngjyra shumë të forta kuq e zi. Jo vetëm që Milani fitoi me Juventus në Stadium (për herë të parë), por i mundën kampionët në dalje 3-0 me golat e Diaz, Rebic dhe Tomori (për më tepër humbën një penallti me Kessie me rezultatin 1-0). Një rezultat që lejon Milanin të kapërcejë Napolin përsëri dhe të kapë Atalantën në vendin e dytë, por mbi të gjitha për të lënë bardhezinjtë në minus 3.

Një -3 që potencialisht, për shkak të diferencës së golave në përplasjet direkte, tani në avantazh të Djallit, vlen një -4 në rast të mbërritjes me pikë të barabarta me Zonjën. Juventus shembet në vendin e pestë, jashtë zonës së Champions, dhe tani gara për vendin e katërt, për aq sa është e arritshme (Napoli është +1) bëhet me të vërtetë e vështirë: kalendari i ndeshjeve të ardhshme thotë Sassuolo, Inter dhe Bologna.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Tek parku Rinia, një tjetër kullë që rivret qytetin

Lubonja: “Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,”

11:25 Blerina Gjoka

Me sytë katër

PAPARAZZI