Flash

Gjykata e Madrid bllokon UEFA-n e FIFA-n: stop sanksioneve ndaj Super League

Lapsi.al 20 April 2021
Gjykata e Madrid bllokon UEFA-n e FIFA-n: stop sanksioneve ndaj Super League

Gjykatat kanë filluar të lëvizin në mbrojtje të Super League. Një gjykatë e Madridit në të vërtetë ka lëshuar një masë paraprake që nuk lejon FIFA-n, Uefa-n, Ligën Spanjolle dhe Federatat kombëtare të futbollit të marrin masa kundër klubeve që kanë njoftuar themelimin e konkursit të ri dhe kundër të teseruarve të tyre. Vendimi erdhi pas një ngacmimi nga vetë Super League.

Organizmi në fjalë ka lëvizur me shpejtësi për të ndaluar FIFA-n, Uefa-n dhe të gjitha federatat ose ligat shoqëruese të adaptojnë cfarëdo mase që bllokon, kufizon, ose kondicionon në çfarëdo mënyre, direkt ose indirekt, fillimin e Super League. Në të njëjtën kohë, këto masa ndalojnë miratimin e çdo sanksioni ose mase disiplinore kundër klubeve pjesëmarrëse, lojtarëve dhe drejtuesve të tyre.

Një vendim i rëndësishëm, pas kërcënimeve nga organet drejtuese të futbollit evropian dhe botëror kundër 12 klubeve "separatiste" në lidhje me përjashtimet e mundshme nga gara aktuale dhe ato të ardhshme, si të shoqërive ashtu edhe të lojtarëve të tyre.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI