Flash

Në qendër të sulmeve, Super League vendos datat: "Gati të fillojmë pas 5 muajsh"

Lapsi.al 20 April 2021
Në qendër të sulmeve, Super League vendos datat: "Gati

Ndërsa Uefa, Fifa, Ligat dhe Federatat Kombëtare po përgatiten të vendosin se si të sillen me dymbëdhjetë skuadrat "rebele" që i dhanë jetë Super League, detajet e para mbi afatin e mundshëm të këtij revolucioni mbërrijnë nga faqet e Le Parisien. "Ne mund të fillojmë për pesë muaj - shpjegoi Anas Laghrari, sekretari i përgjithshëm i Super League -. Ne jemi gati të ulemi në një tryezë për të biseduar. Kërcënimet e përjashtimit nuk janë të ligjshme".

"Nuk do të jetë një kampionat i mbyllur, duke pasur parasysh që një e katërta e ekipeve do të ndryshojë çdo vit - siguroi Laghrari, duke iu përgjigjur kritikave mbi konceptin e sportivitetit në bazën e projektit -. Do të ketë zbritje çdo sezon, ashtu si në kampionatet që nuk janë turne të mbyllur". "Ne jemi gati ti shpërndajmë më shumë para UEFA-s, nëse këto para investohen më pas - shtoi ai. - Super League është gara që të gjithë duan të shohin, që të bën të ëndërrosh, që do të rinovojë një futboll që ka hyrë në çmendurinë e transferime dhe parave”.

"Brezat e rinj janë më pak të interesuar për futbollin, ata përqendrohen në tastierë ose diçka tjetër dhe kthehen vetëm për ndeshjet e mëdha - vazhdoi Laghrari -. Por këto ndeshje të mëdha ndodhin rrallë". E si një shembull, ai përmend gjysmëfinalen e ardhshme të Ligës së Kampionëve midis Real Madrid dhe Chelsea, "takimi i parë ndonjëherë mes këtyre dy gjigantëve të futbollit evropian". "Ekziston gjithashtu edhe zhgënjimi mes lojtarëve që duan të luajnë këto sfida të mëdha - shtoi sekretari i përgjithshëm i Super League -. Neymar ëndërronte të luante kundër Messit në raundin e parë me eleminim në Champions League, por ai u dëmtua dhe mbase mund të mos luajë më kurrë kundër Messit". Në fund, sa i përket formulës së re të Ligës së Kampionëve, refuzimi i Laghrarit është i qartë: "Vështirë të kuptohet".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI