Flash

Vllaznia konfirmon Brdaric, Xhaferri pohon: “Stafi teknik e ka fituar besimin”

Lapsi.al 20 April 2021
Vllaznia konfirmon Brdaric, Xhaferri pohon: “Stafi teknik e ka fituar

Vllaznia është në garë të plotë për dy trofetë sezonalë: në finale të Kupës e dy pikë pas kreut me tetë javë të mbetura në lojë. Sigurisht, një skuadër që një sezon më parë diskutonte mbijetesën mund ta quajë sezon të jashtëzakonshëm, por tek Vllaznia duan gjithcka, pavarësisht se ndoshta kjo nuk do të ndikojë në rinovimet e stafit teknik të skuadrës. Xhaferri e lë të nënkuptohet, por ndërkohë prêt që Brdaric ti kthejë ndonjë trofe në qytet: “Është herët për të bërë llogari, por duke patur parasysh që ishim në pozita krejt tjetër nga sa jemi mendoj që stafi teknik e ka fituar besimin dhe kampionatin e tij. Natyrisht do të shpresojmë të fitojmë dhe do të flasim më pas konkretisht, por ndërkohë po nisim të negociojmë me disa lojtarë për rinovimet e do të vazhdojmë pastaj edhe më të tjerët. Për momentin duhet të jemi vetëm të përqendruar të mbyllim sezonin në mënyrën më të mirë”.

Goleada përballë Apolonisë është një provë force që shërben shumë për moralin e kuqebluve, në kohën kur skuadra sapo kishte dalë nga një moment i vështirë, kur pa ti venitet avantazhi i 9 pikëve e të tejkalohet nga Teuta në renditje. Por gjërat u stabilizuan dhe pika e kthesës, sic e zbulon donatori i klubit Alban Xhaferri, ishte kualifikimi në finalen e Kupës së Shqipërisë, në 90 minutat e luftuara kundër Lacit.

Vllaznia me 50 pikë bezdis Partizanin në vendin e dytë dhe ndërkohë i bën presion Teutës kryesuese, vetëm dy pikë larg. Tani vlejnë gabimet dhe pikët e lëna aty ku nuk duhet, përpara se cështjet të diskutohen në ndeshjet direkte, e në këtë pikë vizita e Skënderbeut në Shkodër kërkon impenjimin maksimal, për të mos i dhënë asnjë avantazh rivalëve.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI