Flash

Ceferin, kumbari i vajzës së Agnellit, shpërthen në akuza: "Kurrë nuk kam parë njeri më fals"

Lapsi.al 19 April 2021
Ceferin, kumbari i vajzës së Agnellit, shpërthen në akuza:

Sulm shumë i ashpër nga Aleksander Ceferin ndaj Andrea Agnellit. Presidenti i Uefa-s nuk ka përdorur lojëra fjalësh kundër numrit një të Juventusit: "Është zhgënjimi më i madh nga të gjithë. Unë kurrë nuk kam parë një person të gënjejë kaq shumë". Slloveni, që ka patur një raport shumë të ngushtë me presidentin e bardhezinjve, ka vazhduar më tej: "Fola me të të shtunën, më tha se ishin vetëm zëra, pastaj më tha se do të më telefononte përsëri dhe në vend të kësaj e fiku telefonin. Lakmia është e fortë, por ne jemi ndryshe. Ata e kishin firmosur të gjithë reformën tonë, kështu që nuk e di nëse duhet të them me të vërtetë se çfarë mendoj për ta ".

Fjalët fluturojnë nga më të rëndat dhe miqësia mes Ceferin dhe Agnellit duket se nuk ka të ardhme. Një marrëdhënie që shkonte përtej punës pasi numri një i UEFA-s është edhe kumbari i vajzës së Andreas. Kjo është arsyeja pse sulmi i sllovenit bën edhe më shumë zhurmë: "Me Agnelli ka diçka personale sepse unë e njoh atë prej shumë kohësh por nuk pres që të rikthehen në gjunjë... Nuk është një betejë personale, unë jam befasuar, por nëse doni të ktheheni, mirëardhshi në këtë projekt fantastik ".

Ceferin nuk ndalet: "Kur u gjet zgjidhja, doli kjo ide fantazmë dhe pastaj ata thonë se tani fillojnë negociatat? Kam lexuar që Agnelli ka thënë se ky ishte një projekt fantastik, nga i cili iku ...".

Ceferin është një lumë i fryrë dhe ka diçka për të gjithë: "Unë kam parë kaq shumë, por kurrë nuk kam parë njerëz të tillë. Për shembull, Ed Woodward i Manchester United më thirri të enjten për të më thënë se ishte shumë i kënaqur me këto reforma, ndërkohë që kishte nënshkruar tashmë për Super League”.

Fjalë pozitive, ndërkohë, për emrat e mëdhenj në Francë dhe Gjermani: "Kam takuar shumë njerëz të çuditshëm dhe gënjeshtarë, por edhe shumë të cilëve u besoj: klube franceze dhe gjermane që i kanë rezistuar tundimit për të marrë pjesë në Super League. Kam shumë miq, ata nuk janë të gjithë të korruptuar, por vetëm një pjesë e vogël e verbuar nga lakmia".

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI