Flash

Super League nën dy zjarre: Dortmund e Bayern "absolutisht kundër"

Lapsi.al 19 April 2021
Super League nën dy zjarre: Dortmund e Bayern "absolutisht

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund, dy klubet gjermane prezentë në bordin e Këshillit të Administrimit të Shoqatës së Klubeve Evropiane, kanë folur fuqimisht kundër planit për të krijuar një Super League. Këtë e deklaroi CEO i Borussia Dortmund Hans-Joachim Ëatzke. "Ne u takuam të dielën në mbrëmje për një konferencë virtuale dhe konfirmuam vullnetin e klubeve të përfshira për të mbështetur reformën e planifikuar të Champions League, duke hedhur poshtë planet për të formuar një Super League. Të dy klubet gjermane të përfaqësuara shprehën të njëjtën pikëpamje."

Elita e klubeve europiane, themeluese të Super League, është tashmë nën dy zjarre. Përvec konfrontimit me UEFA-n, që po agravohet me kalimin e orëve, me palët të ndara në llogore pushteti, tani edhe klubet me peshë duket se po dalin kundër. Ashtu si Bayern e Dortmund, edhe PSG gjithashtu e ka quajtur veten jashtë vendimit për të filluar Superligën. Të paktën tani për tani.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

3°c

KËMBIMI EURO

89.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI