Flash

Video/ Tre minutat në të cilat Laçi fitoi ndeshjen: penalltia e Bylis nuk mjafton

Lapsi.al 18 April 2021
Video/ Tre minutat në të cilat Laçi fitoi ndeshjen: penalltia e

Një rivalitet i vjetër që u shfaq edhe në fushë, por që pa Laçin fitues 2-1 ndaj Bylis, falë tre minutave të cmendura në të cilat bardhezinjtë shënuan dy golat e suksesit, shkurtuar më pas nga penalltia e Ndrecës që vlen për statistika. Rikthehet tek fitorja në kampionat skuadra e Duros, që vihet në ndjekje të kreut, katër pikë larg me 9 ndeshje për tu luajtur.

Në një ndeshje delikate Duro, pa Obanor të skualifikuar e Nuabueze të dëmtuar e me Harmon në pankinë, kërkoi një përgjigje nga të tijtë. E në fakt, kurbinasit u shfaqën më kërkues që në fillim, duke krijuar disa raste për shënim, pa mundur të prishin ekuilibrin që shoqëroi ekipet për në dhomat e zhveshjes.

Në pjesën e dytë bardhezinjtë u futën me tjetër ritëm dhe u kuptua që në momentet e para, por dygolëshi në tre minuta të shënuar nga Deliu në minutën e 52’ dhe Prenga në të 55', me një goditje me të majtën, e bëri të pamundur reagimin e skuadrës së Dovedan. Dy gola për tu rikuperuar në transfert, kundër Lacit, do të ishin shumë për këdo e, megjithatë, ballshiotët e provuan duke arritur vetëm golin e ngushëllimit në goditjen e saktë të penalltisë nga Ndreca në minutën e tretë shtesë. Laçi mbetet në vendin e katërt me 48 pikë, ndërsa Bylisi mban vendin e 8 me 26 pikë.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

Me sytë katër

PAPARAZZI