Flash

Manchester City dy humbje në një ditë: De Bruyne rrezikon gjysëmfinalen me PSG

Lapsi.al 18 April 2021
Manchester City dy humbje në një ditë: De Bruyne rrezikon

Një ditë për tu harruar për Manchester City, që pa në të njëjtën kohë ti shuhet ëndërra për të fituar FA Cup, i mundur 1-0 në gjysmëfinalen e luajtur në Wembley nga Chelsea, por edhe të humbasë një prej lojtarëve kryesorë të skuadrës për shkak dëmtimi. Eleminimi natyrisht është një lajm i keq për Guardiolan, por problemi më i madh vjen nga dëmtimi i Kevin De Bruyne, i cili doli me një problem në kavilje pas rreth një orë lojë. “Nuk dukej mirë, kishte shumë dhimbje. Do ta shohim. Nesër ai do të bëjë kontrollet e duhura" , tha trajneri, i shqetësuar, pas ndeshjes.

Mesfushori i Manchester City ka pësuar një dëmtim shqetësues pikërisht 11 ditë përpara vajtjes së gjysëmfinales së Champions League kundër Paris Saint-Germain. Belgu pësoi më të keqen në një përplasje me N'Golo Kante vetëm dy minuta pas rifillimit të lojës dhe u zëvendësua nga Phil Foden. Sidoqoftë, humbja e De Bruyne do të ishte një goditje e rëndë për City në shpresat për të fituar për herë të parë Kupën me veshë të mëdhenj. PSG mirëpret kryesuesit e Premier League në 28 prill, me kthimin në Etihad Stadium vetëm 6 ditë më pas.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI