Flash

Video/ Kupa e Mbretit, trofeu i parë i Koeman: Barcelona poker ndaj Athletic Bilbao

Lapsi.al 18 April 2021
Video/ Kupa e Mbretit, trofeu i parë i Koeman: Barcelona poker ndaj

Në Estadio la Cartuja në Sevilje, Barcelona merr në shtëpi Kupën e 31-të të Mbretit në histori: katalanasit mundën Athletic Bilbao 4-0 në finale dhe u hakmorrën për humbjen e tyre në Superkupën Spanjolle. Pjesë e parë e ngjyrosur krejtësisht Blaugrana. Pastaj ndeshja u vendos në pjesën e dytë: në të 60' Griezmann dërgoi në rrjetë krosimin e De Jong nga e djathta, hollandezi vetë dyfishoi me kokë në minutën e 63, përpara dygolëshit mes të 68' dhe 72' nga Messi, autori i një magjie të vërtetë.

Vetëm dy javë pas finales së edicionit 2019-2020, Athletic Bilbao humbet edhe trofeun e sezonit aktual, me rezultatin e mbrëmjes së sotme që është dukshëm më i rëndë se ai ndaj Real Sociedad 1-0. Për baskët, mallkimi i Kupës së Mbretit vazhdon të mbahet që nga viti 1984. Në minutën e 5 një aksion i shkëlqyer i katalanasive përfundon me një goditje të De Jong që përfundon në shtyllë, në të djathtë të Unai Simon. Një pjesë e parë në përgjithësi vuajtje për Athletic, që u vu nën presionin asfiksues nga ekipi i Koeman. Dest provoi me një diagonale që shkoi ngjitur me shtyllën, por Bilbao i shkoi afër 1-0 me Iñigo Martinez që nuk gjeti pasqyrën e portës për punë centimetrash.

Pjesa e dytë nuk mund të bënte asgjë tjetër përveç konkretizimit të dominimit absolut të katalanasve. Në minutën e 48, Messi shërbeu për Dest në të djathtë, krosimi i tij ishte për Griezmann, që u ndal nga portieri kundërshtar me këmbën e majtë. Unai Simon konfirmon veten super në më pak se një minutë: fillimisht në goditjen e Pedri e më pas ndaj Busquets. Në minutën e 60' fortesa e Athletic u rrëzua: një trekëndësh mes Messi, De Jong dhe Griezmann, që depozitoi në rrjetë krosimin e hollandezit. Ndeshja e jashtëzakonshme e De Jong u vulos në minutën e 63: krosim i përpiktë i Jordi Alba dhe numri 21 e përplase topin në tokë me kokë përpara se ta cojë në rrjetë. Mungonte vetëm firma e Messi e nuk vonoi gjatë: argjentinasi kalon Núñez dhe Iñigo Martinez, spostoi topin në të majtë dhe e la Unai Simon të palëvizur. 3-0 në minutën e 68. Pleshti nuk është i kënaqur me këtë perlë dhe pas 4 minutash ai shënon dygolëshin e tij personal me një goditje të ulët në shtyllën e afërt, në spondin e Jordi Alba. Koeman merr kështu trofeun e tij të parë në stolin e Barcelonës, me klubin blaugrana që fitoi Kupën e Mbretit për herë të 31, duke u hakmarrë edhe për humbjen e Superkupës së Spanjës në janar, pikërisht ndaj Bilbaos.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI