Flash

Mes Mourinho e Pogba nuk ka paqe, plasin polemika të reja: "Më intereson më pak se asgjë"

Lapsi.al 17 April 2021
Mes Mourinho e Pogba nuk ka paqe, plasin polemika të reja: "Më

"Fjalët e Pogba? Nuk më interesojnë ato që thotë ai. Më interesojnë më pak se asgjë. Në fakt, nuk më intereson aspak." Kështu është shprehur José Mourinho, në fund të ndeshjes në Liverpool, të barazuar me Everton të Carlo Ancelotti (2-2). Në konferencën për shtyp, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari, tekniku portugez iu përgjigj mesfushorit francez që e akuzoi atë se e kishte mënjanuar pa ndonjë arsye kur portugezi ishte trajner i Manchester United.

Ish-mesfushori i Juventusit e krahasoi Mourinhon me trajnerin aktual të 'Djajve të Kuq', Ole Gunnar Solskjaer, duke deklaruar se norvegjezi "nuk do të linte kurrë një lojtar mënjanë, edhe nëse nuk do ta aktivizonte në fushë".

Dy personazhet nuk arritën kurrë të kishin një raport të mirë në kohën kur Mou drejtonte skuadrën e Old Trafford. Francezi në anën tjetër bënte presion për ta larguar Special One nga pankina dhe mes tyre konfliktet ishin të vazhdueshme. Por edhe tani, pas kaq kohe të kaluar e me drejtime të ndryshme në karrierë, duket se mardhënia e tyre mbetet e keqe.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI