Flash

Kupa e Amerikës do të luhet me apo pa Covid: Argjentina e Kolumbia kanë planin e masave gati

Lapsi.al 17 April 2021
Kupa e Amerikës do të luhet me apo pa Covid: Argjentina e Kolumbia

Kupa e Amerikës së Jugut në futboll, e planifikuar për t’u luajtur në Argjentinë e Kolumbi nga 13 qershori deri më 10 korrik, do të zhvillohet me apo pa praninë e publikut. Pavarësisht ecurisë së pandemisë Covid-19, ministri kolumbian i sporteve ka siguruar se gjithçka do të jetë normale pavarësisht se Presidenti i Argjentinës duket më pak optimist për mbajtjen e turneut. E pavarësisht këtyre deklaratave zyrtarve për Argjentinën dhe Kolumbinë si vende pritëse një gjë është e sigurtë: “Kupa e Amerikës në futboll do të zhvillohet ashtu sikurse është planifikuar”. Kështu ka thënë ministri kolumbian i sporteve, Ernesto Luçena, për “El tiempo”.

“Analiza e presidentit të Argjentinës është e rëndësishme, por siç përsëriti presidenti i Conmebol, Konfederata e Futbollit e Amerikës së Jugut, Kupa do të mbahet me apo pa praninë e publikut”, vazhdoi Luçena, i cili po rikuperohet vetë nga pandemia Covid-19. Ndërkohë presidenti argjentinas, Alberto Fernandez, ishte i kujdesshëm të enjten në lidhje me zhvillimin e Kupës së Amerikës në futboll në qershor-korrik pasi për të është e nevojshme mbi të gjitha të vëzhgohet zhvillimi i pandemisë së koronavirusit. “Nuk dua ta prish spektaklin e Kupës së Amerikës, por mendoj se duhet të jemi shumë të arsyeshëm dhe të kujdesshëm. Ne kemi ende kohë për të parë se si po shkojnë gjërat dhe si mund ta trajtojmë këtë problem”. tha ai.

E duke qenë se Argjentina e Kolumbia janë bashkëorganizator të Kupës së Amerikës, kjo për herë të parë në dy vende të Amerikës Latine, atëherë ministri i sporteve të Kolumbisë, Ernesto Luçena, ka siguruar se nuk është parashikuar në asnjë moment që vendi i tij ta organizojë i vetëm këtë aktivitet pavarësisht Pandemisë Covid-19. Në mars, për shkak të Pandemisë Covid-19, u shtyn kualifikueset e Kampionatit Botëror “Katar 2022” në zonën e Amerikës së Jugut, gjë që pritet të nisin në qershor, kjo së bashku me Kupën e Amerikës në Argjentinë e Kolumbi nga 13 qershor – 10 korrik.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI