Flash

I hoqën të drejtën e votës, FSHF thirrje "kujt ka sadopak ndërgjegje" për bojkot të Asamblesë zgjedhore të KOKSH

Lapsi.al 15 April 2021
I hoqën të drejtën e votës, FSHF thirrje "kujt ka

Asambleja Zgjedhore e KOKSH e programuar për 17 prill po kthehet në një cështje të pastër politike, ose të paktën i këtij mendimi është Federata Shqiptare e Futbollit, që përmes një deklarate për shtyp ka zyrtarizuar përjashtimin nga procesi i votimit e njoftuar sot përmes një e-maili. Përvec cënimit nga një e drejtë themelore e çdo organizate me anëtarësi, ajo që ka zemëruar edhe më shumë institucionin që qeveris futbollin, është se kandidati i propozuar prej komunitetit të futbollit nuk do këtë të drejtën të zgjidhet.

"Në listën e gjatë të vendimeve kundër interesave të sportit, ky është patjetër më i rëndi në historinë e këtij komiteti që vetëm olimpik e kombëtar nuk është - shkruhet në komunikatë -. Me bindjen se zgjedhja e një presidenti është problemi i fundit që KOKSH ka, FSHF ju përgjigj dje kërkesës për mendim të zv/Presidentit dhe Kandidatit për President, Vojo Malo, duke propozuar shtyrjen e asamblesë zgjedhore të datës 17 prill me qëllim rregullimin e problemeve themelore të këtij institucioni që fillojnë dhe mbarojnë tek anëtarësia. Duke pasur axhendë tjetër, nën shembullin e partive politike, nga (nuk)-dihet-se-kush u vendos ndryshe, duke u injoruar edhe një herë qoftë kushtet higjienike, qoftë masat kufizuese të vendosura për shkak COVID-19".

Federata e Futbollit, më e rëndësishmja në vend, ka bërë thirrje për bojkot të këtyre zgjedhjeve, ndërsa kanë paralajmëruar veprime ligjore: "Për qetësinë e organizatorëve, FSHF nuk do të marrë pjesë në këtë asamble dhe fton secilën federatë që ka sadopak ndërgjegje për çka po ndodh ta bojkotojë atë për shkak të veprimeve të panumërta antiligjore, që vijojnë të ndodhin e që do të vazhdojnë të jenë objekt i hetimeve gjyqësore. Dëshirojmë sot të nënvizojmë se ndryshe nga çfarë u intereson organizatorëve të kësaj pengmarrjeje dhe bashkëpunëtorëve të tyre, kritikat dhe sugjerimet e FSHF nuk janë përpjekje për t’i marrë udhëtimet jashtë shtetit ndokujt, por besim i sinqertë se përmes diskutimeve të hapura e në dobi të sportit kjo organizatë do mund vërtet të fillojë një kapitull të ri të olimpizmit shqiptar. Por, kur asnjë përpjekje nuk kursehet për ta zbehur zërin e komunitetit më të madh të sportistëve në vend, kjo organizatë ka një problem serioz me të vërtetën dhe ka dështuar në përmbushjen detyrave për të cilat është themeluar. FSHF nuk ka interes për të qenë pjesë e asnjë organizate, e cila nuk e dëshiron kontributin e saj aq më pak një organizate politike, ndaj do të diskutojë me anëtarët e vet nëse do vijojë të jetë pjesë e KOKSH" përfundon deklarata e FSHF-së.

Të këshilluara

ide

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Reforma territoriale dhe profecia e romakut Tacitus

Sipas informacioneve të dala, ajo synon rishikimin e hartës aktuale me 61 bashki, duke shkrirë 10 deri në 14 bashki të vogla, me qëllim që numri i tyre, për zgjedhjet vendore të vitit 2027, të mos jetë më tepër se 50 bashk

11:29 Ferdinand Dervishi

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

93.72

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një prerje në besë e Shqipërisë së re

Rama ose se ka kuptuar revolucionin e Flamingove, ose e po manipulon me thelbin e tij. Të përpiqesh ta vizatosh atë si një reagim që u provokua nga sukseset që rritën pritshmërinë gjatë epokës së rilindjes do të thotë ta presësh atë në besë

13:42 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI