Flash

Largimi i Flick: mes Bayern Mynih dhe Nagelsmann futet ish-trajneri i Juventus

Lapsi.al 15 April 2021
Largimi i Flick: mes Bayern Mynih dhe Nagelsmann futet ish-trajneri i Juventus

Hans-Dieter Flick do të largohet nga Bayern Munchen në fund të sezonit: jashtë Ligës së Kampionëve pas duelit të shkëlqyer me PSG por me një Bundesligë ende për t’u fituar, trajneri aktual bavarez do të shkojë të marrë trashëgiminë e Joachim Loeë në drejtimin e kombëtares gjermane. E tani Bayern Mynih ka nisur të mendojë për trajnerin e tyre të ardhshëm. Kandidati më i kuotuar, të paktën deri dje, ishte Julian Nagelsmann, trajneri 33-vjeçar i Leipzig i cili po lufton për Meisterschale me Bayern. Ndoshta është akoma, por me sa duket Max Allegri tani po kthehet në një shqetësim konkret për të, duke qenë veçanërisht i vlerësuar nga drejtuesit e klubit gjerman (edhe nga CEO në ikje Karl-Heinz Rummenigge) për përvojën e tij, fleksibilitetin, pragmatizmin dhe mbi të gjitha ADN fituese.

Një interesim i mirëpritur dhe i vlerësuar nga Allegri i cili, pas dy vjet pushimi, ka njoftuar se dëshiron të kthehet si protagonist në pankinë nga vera e ardhshme. Deri më tani ka pasur shumë zëra në lidhje me të ardhmen e tij, nga Napoli tek Roma për të arritur më në fund tek Juve, për atë që do të ishte një ribashkim befasues pas divorcit, edhe pse konsensual, të verës së vitit 2019. Të shumta edhe hipotezat jashtë Italisë, që janë refuzuar gjithnjë për shkak të dëshirës së trajnerit livornez për të rimarrë një rol protagonisti në Serie A. Tani, megjithatë, interesimi i Bayern duket se po bën përjashtim, ndoshta edhe për shkak se nga fronti i Juves nuk po vijnë indikacione të qarta dhe koha në mënyrë të pashmangshme po mbaron.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI