Flash

«Igli Tare në shënjestrën e Eintracht Frankfurt»: lajmi befasues vjen nga Gjermania

Lapsi.al 15 April 2021
«Igli Tare në shënjestrën e Eintracht Frankfurt»:

Igli Tare e Lazio mund të mos jenë gjithnjë bashkë, jo sepse Drejtori Sportiv shqiptar ka pakënaqësi në klubin e Lotitos, por sepse në adresë të tij vazhdojnë të mbërrijnë oferta, me klube të rëndësishme që kërkojnë shërbimet e ish-sulmuesit. Pas Milan, që e kishte seriozisht por me ofertën kuqezi të refuzuar nga Tare, është radha e një tjetër klubi kuqezi, por këtë herë në Gjermani që avancon interesimin.

Sipas zërave që vijnë nga Gjermania, Eintracht Frankfurt është në gjurmët e Igli Tares për sezonin e ardhshëm. Klubi gjerman, me shumë mundësi do të zëvendësojë drejtorin sportiv Fredi Bobic sezonin e ardhshëm e Frankfurt duket se ka hedhur sytë në shtëpinë bardhekaltër.

Sipas Frankfurter Rundschau, në fakt, drejtuesit kanë piketuar Igli Taren, si një emër i besueshëm, por edhe për një motiv tjetër. Drejtori Sportiv i Lazios e njeh mirë futbollin gjerman, duke qenë se ka luajtur si lojtar, përpara se të transferohej në Itali. Tare ka shumë klube që e ndjekin, por e ardhmja e tij mund të vazhdojë të jetë bardhekaltër, sidomos nëse Simone Inzaghi rinovon kontratën.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.79

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI